Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2022, 12:10

Cilët sektorë gjenerojnë më shumë punësim? - Fasonët kryesojnë listën, profesionet e mirëpaguara më të tërhequra

Nga SCAN TV
Cilët sektorë gjenerojnë më shumë punësim? -

Pavarësisht situatës së pandemisë ku shumë qytetarë humbën vendet e punës dhe një pjesë e mirë hapën edhe biznese, tregu ka pasur kërkesë të lartë për punonjës.

Kështu sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punë dhe Aftësi, gjatë vitit 2021 u shpallën 24,965 vende të lira pune përmes zyrave të punësimit, duke realizuar 98% të objektivit vjetor.

Sipas aktiviteteve ekonomike numri më i lartë i vendeve të lira është marrë nga industria përpunuese (48%), ku më së shumti bëhte fjalë për sektorin me material porositësi ku dhe pagesat mujore nuk janë të larta.

Konkretisht përpunimi i tekstileve, konfeksionimi i veshjeve, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure ofron më së shumti hapsira punëisimi, ndjekur nga përpunimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit; si dhe prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri, i letrës dhe produk- teve prej letre.

Ndërtimi zë 10 për qind të vendeve të lira të punës, ndërsa akomodimi dhe shërbimi ushqimor 9%.

Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave zë vetëm 7 për qind të totalit të vendeve të punës dhe informacioni e komunikacioni 3 për qind. Sipas llojit të vendeve të lira të shpallura, 77% prej tyre janë vende të reja pune.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=FHACAqm_7ng

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat