OKB: Situata e urisë në botë është përkeqësuar shumë - Raporti i pesë agjencive të OKB: Bota po humbet betejën përballë urisë!

Sipas raportit të pesë agjencive të Kombeve të Bashkuara bota po e humbet betejën e saj me urinë. Situata më dramatike paraqitet në Azi ku llogaritet se 20% e popullsisë aktualisht po përballet me urinë
Kohë të vështira për sigurinë e ushqimit në botë. Sipas një raporti të redaktuar nga pesë agjenci të Kombeve të Bashkuara, në vitin 2021 rreth 828 milion persona kanë vuajtur nga uria për shkak të pasojave të pandemisë dhe krizës klimatike.
Numri rritet në 2 miliard e 300 milion nëse konsiderohen personat që kanë pasur vështirësi për të pasur ushqim të mjfatueshëm. Sipas organizatës së kombeve të bashkuara për ushqimin dhe agrokulturën, me seli në Romë, bota aktualisht po e humbet betejën e saj me urinë. Varfëria ekstreme është rritur dukshëm dhe llogaritet që janë ‘djegur’ dhjetë vite përpjekje për reduktimin e varfërisë; por dhe niveli i pabarazisë po rritet.
Situata konsiderohet katastrofike në Azi ku 20% e popullsisë aktualisht po përballet me mungesën e ushqimit. Në Afrikë 9% e popullsisë vuan urinë, në Amerikën Latine dhe Karaibe përqindja është 8.6%.
Parashikimet për këtë vit janë shqetësuese, sepse lufta në Ukrainë ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit në të gjithë botën duke rritur cmimet e ushqimeve, energjisë dhe fertilizuesve.
Nëse asgjë nuk ndryshon sipas OKB, planeti do të dështojë në përmbushjen e objektivit për eliminimin e urisë brenda vitit 2030. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, brenda tetë vitesh do të jenë rreth 670 milion personat që do të vuajn ënga uria, një shifër e ngjashme me atë të regjistruar në vitin 2015.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=nBednkeRIx0
Sondazh

Gazi rus, Putin mbyll rubinetin - Vendet anëtare të BE përgatiten për skenarin më të keq
Bashkimi Europian po përgatitet për një situatë në të cilën Rusia do të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz për vendet anëtare. Presidentja e komisioni......

Rreziku i inflacionit në SHBA mund të konsolidohet - Banka qendrore amerikane rrit normat e interesit
Banka qendrore amerikane paralajmëroi se rreziku i inflacionit në Shtetet e Bahskuara të Amerikës mund të konsolidohet. Për këtë arsye në mbledhjen në fund të......

Johnson jep dorëheqjen si lider por jo si kryeministër - Kryeministri britanik do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë
Kryeministri i Britanisë së Madhe ka pranuar të japë dorëheqjen duke shtuar se do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë. Ndërsa deklaroi se nuk është më......

Cilët sektorë gjenerojnë më shumë punësim? - Fasonët kryesojnë listën, profesionet e mirëpaguara më të tërhequra
Pavarësisht situatës së pandemisë ku shumë qytetarë humbën vendet e punës dhe një pjesë e mirë hapën edhe biznese, tregu ka pasur kërkesë të lartë për......

Sa vlen tregu i qirave? 242 milionë euro në vit, rritet me mbi 50% në harkun e 6 viteve
“Scan Intel” ka analizuar gjerësisht shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të kuptuar se çfarë vlere ka tregu i qirasë në vendin tonë, si......

Shell do të ndërtojë fabrikën "më të madhe" të hidrogjenit të rinovueshëm në Europë!
Planet për të ndërtuar një fabrikë të madhe hidrogjeni në Holandë do të realizohen pas një vendimi përfundimtar investimi nga filialet e gjigantit të naftës......

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve në vend!
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Apple sjell 'Modalitetin e Bllokimit' për të luftuar sulmet kibernetike në cdo pajisje – 2 milion dollarë për këdo që gjen defekte në të!
Apple planifikon të lëshojë një modalitet të ri të quajtur "Lockdown Mode" që synon të shtojë një shtresë të re mbrojtjeje për avokatët e të drejtave të......