Europa Postuar më 7 Korrik 2022, 13:02

Njeriu më i pasur i Gjermanisë bëhet aksioneri krysor i Lufthansa: Klaus Michael Kuehne tashmë zotëron më shumë aksione se qeveria gjermane

Nga SCAN TV
Njeriu më i pasur i Gjermanisë bëhet aksioneri krysor i

Qeveria gjermane nuk është aksionerja më e madhe e kompanisë ajrore Lufthansa. Klaus – Michael Kuehne njeriu më i pasur i Gjermanisë tashmë zotëron mbi 15% të aksioneve pasi shteti i shiti për të ndihmuar kompaninë të rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë së Kovid

Njeriu më i pasur i Gjermanisë është tani aksioneri më i madh i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa pasi riinvestoi një pjesë të pasurisë në linjën ajrore më të madhe të Europës.

Klaus-Michael Kuehne rriti aksionet e tij në Lufthansa në 15.01% nga 10.01%, duke lënë prapa qeverinë gjermane si aksionerja më e madhe linjës ajrore. Shteti gjerman shiti interesat e tij pasi në mënyrë që linja ajrore të paguante një pjesë të paketës së shpëtimit që iu dha për t’u përballur me pasojat e pandemisë së kovid 19.

Aksionet e Lufthansa fituan terren deri në 3.3% në Bankën qendrore europiane, duke u tregtuar me 2.1% me 5.63 euro. Aksionet e kompanisë kanë rënë rreth 9% që nga fillimi i vitit.

Ndërsa manjati i logjistikës nuk ka komentuar publikisht arsyen për blerjen e aksioneve të Lufthansa, disa kompani të mëdha të transportit detar po degëzohen në aviacionin komercial, veçanërisht firmat me operacione ngarkesash si Lufthansa. Dhe kompanitë e logjistikës kanë shënuar fitime në rritje gjatë viteve të fundit duke bërë që disa prej tyre të riinvestojnë fitimet në linja ajrore.

Kuehne, i cili gjithashtu u shpreh i interesuar për të pasur një vend në bordin e Lufthansa, ka një pasuri që vlerësohet deri në 35.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Ai është kryetar nderi dhe pronar i shumicës së Kuehne + Nagel, transportuesi më i madh në botë i mallrave detare.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=vTF6SdpaR28

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat