Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2022, 13:14

Gjoba deri në 60 mijë lekë për bizneset - 31 Korriku, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave fianciare

Nga SCAN TV
Gjoba deri në 60 mijë lekë për bizneset - 31 Korriku, afati

Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasyrat pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme.

Qendra Kombëtare e Biznesit njofton subjektet se depozitimi i këtyre dokumenteve bazuar në ligjin për regjistrimin e biznesit, duhet të bëhet jo më vone se jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, gjë që përkon me datën 31 Korrik 2022.

Nëse subjekte nuk do të dorëzojnë pasqyrat fianciare, mbi ta do të aplikohen sanksione administrative me gjobë deri në 60.000 lekë. Ndërkohë bëhet me dije, se dorëzimi i pasqyrave financiare  për subjektet me administrator me shtetësi shqiptare kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania në shërbimin: Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve te auditit.

Ndërsa për subjektet me administrator të huaj ka një kategorit të dedikuar.  Nga ana tjetër, një ditë më parë edhe administrate tatimore ka parlajmëruar bizneset se do të nisë me aplikimin e gjobave nëse nga data 1 Korrik e në vijim do të lëshohen fatura të pa fiskalizuara.

Tatimet kanë nxitur tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të fiskalizohen për të vijuar ushtrimin e aktivitetet të tyre në përputhje me ligjin në fuqi, sipas të cilit asnjë biznes nuk mund të ushtrojë aktivitet nëse nuk lëshon fatura të fiskalizuara përndryshe do të gjobitet deri në mbyllje të aktivitetit.

Elisabeta Dsoku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=-nqbiHgH-Bo

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat