Shqipëria Postuar më 3 Gusht 2023, 16:47

“Ujësjellësi i Durrësit po arrin objektivat”, Kovaçi: Projekti i ri do të ndërtojë gjithë rrjetin e ujësjellësit të qytetit

Nga SCAN TV
“Ujësjellësi i Durrësit po arrin objektivat”,

“Pavarësisht se kostot janë shtuar si pasojë e shkrirjes së ndërmarrjeve të vogla, Ujësjellësi i Durrësit po arrin objektivat”, është shprehur kreu i këtij institucioni Spartak Kovaçi në një intervistë për Scan Tv.

Me formimin e shoqërisë së re, janë mbartur të gjithë detyrimet e shoqërive të vjetra. Ne nga janari deri më sot kemi paguar rreth 330 milionë lekë të reja, që janë paga, sigurime shoqërore, dhe detyrime të tjera të mbartura nga shoqëritë e vejtra. Përveç problematikës që ka ujësjellësi i Durrësit, pasi i ka burimet shumë larg, rreth 50-55 km larg, ka një shpenzim të energjisë elektrike shumë të lartë, po ka dhe një kosto shumë të lartë të mirëmbajtjes, për këto stacionet, pomapve, puset, depot” deklaron ai.

Kovaçi theksoi se projekti i Ujësjellësit të Durrësit është bashkëpunimi me AFD për të ndërtuar një rrjet tërësit të ri dhe që t’u garantojë qytetarëve ujë 24 orë.

"Ky projekt konsiston në ndërtimin e rrjetit të ujësjellsit brenda qytetit të Durrësit dhe garantimit 24 orë ujë, sepse për momentin kemi sasi të nevojshme për të patur 24 orë ujë, por  është e pamundur sepse rrjeti në brendësi të qytetit është i amortizuar, është nëj rrjet i ndërtuar që prej 70 vite më parë,  dhe është një rrjet mix me materiale të ndryshme, dhe ky invesim do të sjellë që brenda 3 viteve, do të kemi 24 orë ujë në qytetin e Durrësit"shprehet  Spartak Kovaçi, kreu i UKD.

Përpos garantimit me ujë 24 orë, fokus do tëjetë dhe një masterplan për të katra qytetet nga ku do të bëhet ndarja e ujërave të bardha dhe të zeza.

Ndërkohë në një njoftim për mediat, Agjencia Kombëtare e Ujesjellës Kanalizimeve  dhe Trajtimit të Mbetjeve theksoi se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës, e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likujduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......