Fashë për energjinë, brenda 2023 - Qeveria rikthen planin për shtrenjtimin, s’ka detaje për nivelin që do aplikohet

Qeveria iu është rikthyer planeve për vendosjen e fashave të energjisë, duke parashikuar rritje për një kategori abonentësh brenda këtij viti. Gjithçka përcaktohet në Dokumentin e Politikave Prioritare 2024 -2026, ku ndër të tjera specifikohet se në buxhetin 2023 është parashikuar mbështetja e sektorit energjetik me 12 miliardë lekë, duke ruajtur të pandryshuar çmimin për konsumatorët familjarë brenda një fashe të caktuar, në përputhje me kushtet dhe gjendjen financiare të kompanive prodhuese.
Dokumenti nuk jep specifikime të metëjshme mbi fashën që do të vendoset dhe cili është niveli i konsumit, ku do të nisë aplikimi i saj me çmime të rritura. Gjatë përpjekjeve për rritje, vitin që shkoi fillimisht u deklarua se shtrenjtimi i çmimit do të niste nga ato familje që konsumonin mbi 700 kWh/muaj, ndërsa më pas niveli u synua të niste nga 800 kWh/muaj. Nëse ky nivel do aplikohej rritja e çmimit të energjisë elektrike do prekte të gjitha ato familje, që paguanin mbi 9 220 lekë në muaj. Numri i tyre përllogaritej në rreth 48 500.
Tarifimi me fasha dhe shtrenjtimi i energjisë shumë familje u argumenta vitin që shkoi me krizën energjetike dhe shpenzimet e larta për blerje energjie. Gjithsesi, viti 2023 ka qenë tejet i favorshëm në këtë drejtim, duke qenë se prodhimi nga Kaskada e Drinit ka mundur të plotësojë nevojat konsumatore, teksa gjeneruesi publik KESH, shiti energji deri në fund të qershorit, duke siguruar të ardhura. Importet nisën në korrik, teksa çmimet me të cilat është siguruar energjia kanë qenë ndjeshëm më të ulta se vjet, duke iu afruar nivelit të parakrizës.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Zhvlerësimi i euros, 5 mijë biznese në vështirësi - Eksportuesit kërkojnë ekspertizë të institucioneve financiare ndërkombëtare
Zhvlerësimi i euros ka vënë në vështirësi aktivitetin e bizneseve prodhuese dhe eksportuese shqiptare. Së fundmi zyra e unifikuar e shoqatave të eksportit,......

Çmimet dhe kursi i euros, situatë e favorshme deri në 2026 - Buxheti afatmesëm, të ardhurat do të rriten me 23% për tre vitet në vijim
Ndërsa prej dy vitesh po përjeton një situatë të favorshme buxhetore për shkak të shtimit të të ardhurave nga rritja e çmimeve, por edhe mbiçmimit të lekut në......

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online - Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë
Sondazhet e Barometrit të Ballkanit sistemohen, analizohen dhe prezantohen në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të......

Ideja kundër falsifikimit të parave e Benjamin Franklin!
Benjamin Franklin është njeriu më i famshëm në Amerikë, jo vetëm sepse ishte një nga baballarët themelues të Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha për......

Tregjet e orizit drejt trazirave të reja pasi Tajlanda po inkurajon fermerët të mbjellin më pak të korra!
Tajlanda, eksportuesi i dytë më i madh në botë i orizit, po inkurajon fermerët e saj të mbjellin më pak të korrat në një përpjekje për të kursyer ujin, një......

BE paralajmëron vendet në zhvillim - “Rusia synon të krijojë varësi të reja me grurë të lirë”
Bashkimi Europian ka paralajmëruar vendet në zhvillim se Rusia po ofron grurë me çmim të lirë "për të krijuar varësi të reja duke rritur pasigurinë globale të......

Mbetjet ilegale: Polonia i drejtohet BE-së për ‘grindjen’ me Gjermaninë për pretendimet e paligjshme!
Zjarri muajin e kaluar në deponinë në Zielona Gora ka sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e menaxhimit të mbetjeve në Poloni. Magazinimi dhe trajtimi......

Kostot e duhanit dhe alkoolit - Raporti/ Franca humbet më shumë nga përdorimi, sesa fiton në taksa
Një raport i ri ka zbuluar se qeveria e Francës humbet më shumë para’ për shkak të jetëve të humbura dhe shpenzimeve parandaluese për përdorimin e alkoolit dhe......