Europa Postuar më 3 Gusht 2023, 12:02

BE paralajmëron vendet në zhvillim - “Rusia synon të krijojë varësi të reja me grurë të lirë”

Nga SCAN TV
BE paralajmëron vendet në zhvillim - “Rusia synon të

Bashkimi Europian ka paralajmëruar vendet në zhvillim se Rusia po ofron grurë me çmim të lirë "për të krijuar varësi të reja duke rritur pasigurinë globale të ushqimit".

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u kërkoi vendeve në zhvillim dhe Grupit 20 që të flasin "me një zë të qartë dhe të unifikuar" për ta shtyrë Moskën të kthehet në një marrëveshje që lejonte eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës në Detin e Zi dhe të ndalonte sulmet në infrastrukturën bujqësore të Ukrainës.

“Ndërsa bota po përballet me ndërprerjen e furnizimeve dhe çmime më të larta, Rusia po u afrohet vendeve vulnerabël me oferta dypalëshe të dërgesave të grurit me çmime të ulëta, duke pretenduar se zgjidh një problem që krijoi vetë”, thekson Borrell.

Sipas tij, kjo është një politikë cinike e përdorimit të qëllimshëm të ushqimit si një armë për të krijuar varësi të reja duke përkeqësuar dobësitë ekonomike dhe pasigurinë globale të ushqimit.

Duke nënvizuar se BE nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të siguruar që sanksionet të mos kenë ndikim në sigurinë ushqimore të vendeve të treat, Borrell përsërit se nuk ka sanksione për eksportet ruse të ushqimeve dhe plehrave kimike në vendet e treta.

Ndërkohë të dhënat më të fundit nga Ukraina tregojnë se prodhimi total i drithërave ka rënë me 37% këtë vit krahasuar me nivelet e paraluftës. Nga ana tjetër mbyllja e korridorit të Detit të Zi kërcënon të mbajë më të shtrënguar furnizimin me grurë deri në fund të vitit 2024.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat