Europa Postuar më 3 Gusht 2023, 11:10

Mbështetje zinxhirëve kryesorë të furnizimit - Italia planifikon një fond prej të paktën 2 miliardë euro

Nga SCAN TV
Mbështetje zinxhirëve kryesorë të furnizimit - Italia

Italia planifikon të krijojë një fond me të paktën 2 miliardë euro për të forcuar zinxhirët e furnizimit me rëndësi strategjike. Fondi “Made in Italy” do të ketë një shumë fillestare prej 700 milionë euro në vitin 2023 dhe 300 milionë shtesë vitin e ardhshëm. Por projektligji, që pret miratimin, tregon se Roma po planifikon gjithashtu të mbledhë të paktën një miliardë euro shtesë nga burime të tjera jashtë administratës publike.

Shoqëritë e kontrolluara nga shteti, duke përfshirë Cassa Depositi e Prestiti (CDP) mund të injektojnë burime në këtë fond. Sipas burimeve, kryeministrja Giorgia Meloni po kërkon fonde sovrane të pasurisë nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Azerbajxhani dhe Norvegjia për të zgjeruar projektin.

Skema do të mbështesë kompanitë që operojnë në zinxhirët kryesorë të furnizimit, duke synuar gjithashtu të nxisë prokurimin dhe ripërdorimin e "lëndëve të para kritike".

Qeveria Meloni e ka prioritet sigurimin e më shumë materialeve të tilla brenda vendit për të siguruar që industria të bëhet më pak e varur nga importet nga vende të tilla si Kina.

Italia po punon brenda kornizës së Aktit të Lëndëve të Para Kritike të Bashkimit Evropian, në mënyrë që industria e saj të konkurrojë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën në prodhimin e produkteve të teknologjisë së pastër dhe aksesin në lëndët e para të nevojshme.

Roma mund të përdorë gjithashtu fondin e planifikuar për të blerë aksione në kompanitë e listuara me seli në Itali, por jashtë sektorit financiar.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat