Europa Postuar më 3 Gusht 2023, 11:09

Ndryshimet klimatike prekin bujqësinë - Kultivuesit e rrushit në Itali, përballen me pasojat

Nga SCAN TV
Ndryshimet klimatike prekin bujqësinë - Kultivuesit e rrushit në

Ndryshimet klimatike dhe ekstremitetet e shpeshta të motit po kërcënojnë gjithnjë e më shumë industritë historike të vreshtarisë dhe verës në Itali. Korriku, që ishte ndoshta muaji më i nxehtë i regjistruar sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, Italia përjetoi valë të nxehtit, zjarre, shira të rrëmbyeshëm, tornado dhe breshër.

Vendi mesdhetar është një nga të parët në Europë që kultivon rrushin dhe një nga rajonet më të vjetra të verës në botë. Për shkak të mjedisit të saj unik gjeografik, Siçilia ka qenë gjithmonë një prodhues i rëndësishëm i verës në Itali dhe madje edhe në botë, me rreth 98,000 hektarë vreshta.

Megjithatë, Mesdheu është kthyer në një "pikë të nxehtë" për ndryshimet klimatike vitet e fundit. Me ngrohjen globale, stina e dimrit në Siçili po bëhet më e butë dhe të ftohtit më pak të shpeshta, ndërsa stina e verës po bëhet më e gjata dhe temperaturat po rriten. Në gusht 2021, Siçilia regjistroi një temperaturë të lartë prej 48.8 gradë Celsius duke thyer rekordin në historinë evropiane.

Moti ekstrem ka ngjallur shqetësime për feremerët. Ekspertët thonë se megjithëse rrushi mund të përshtatet me kushte të ndryshme klimatike, ai përsëri mund të vuajë nga temperatura e lartë dhe mungesa e ujit. Kur temperaturat tejkalojnë 35 gradë Celsius, aktiviteti ushqyes në fruta bllokohet dhe në raste ekstreme, bimët mund të pësojnë dëmtime të përhershme.

Ndikimet e ndryshimeve klimatike kanë ulur gjithashtu rezistencën e rrushit dhe kanë rritur dëmtuesit dhe sëmundjet, ku më shumë se një e treta e vreshtave janë prekur.

Sipas një studimi nga Universiteti Bujqësor i Athinës, ndryshimet klimatike do të ndryshojnë rregullat tradicionale të mbjelljes dhe zonat e vreshtarisë, si dhe përbërjen kimike të rrushit dhe verës. Individët e industrisë thanë se shija dhe cilësia e verës bëhen shumë më të vështira për t'u kontrolluar pasi ndryshimi i nxehtësisë ndikoi në aromën, formimin e pigmenteve, përmbajtjen e sheqerit dhe aciditetin e rrushit.

Për të përballuar situatat ekstreme, agjencitë dhe ndërmarrjet përkatëse të Siçilisë kanë ngritur një sërë pikash vëzhgimi dhe sistemesh monitorimi për mbledhjen dhe përpunimin në kohë të të dhënave në përpjekje për t'iu përgjigjur shpejt ndryshimeve dhe për të minimizuar humbjet.

Ekspertët kanë bërë thirrje gjithashtu për zbatimin e hershëm të ujitjes efikase për të përballuar më mirë sfidat e shkaktuara nga ngjarjet ekstreme dhe ndryshimet klimatike dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat