Shqipëria Postuar më 25 Tetor 2025, 10:18

Si do hetohen krimet kibernetike? Masat/ Struktura të posaçme dhe manuale të reja për bizneset

Nga Elisabeta Dosku

Si do hetohen krimet kibernetike? Masat/ Struktura të posaçme dhe

Përballja me zhvillimin e vrullshëm teknologjik në Shqipëri dhe krimet kibernetike, kërkon zhvillimin dhe forcimin e aftësive teknike, ligjore dhe operacionale, si dhe investime të vazhdueshme në teknologji moderne dhe trajnime të specializuara.

Në dokumentin e strategjisë kombëtare për luftën kundër krimit të organizuar 2026-2030, të hedhur për konsultim publik,  një vend të rëndësishëm zë edhe hetimi i krimeve kibernetike.

Referuar strategjisë, një ndër objektivat kryesore është të krijohet dhe të përcillet tek qytetarët një ndjenjë besimi dhe sigurie në hapësirën kibernetike, duke garantuar që të drejtat e tyre digjitale dhe privatësia të mbrohen në mënyrë efektive.  Në draft thuhet se kjo është jetike për ndërtimin e një mjedisi online të sigurt dhe të qëndrueshëm, ku zhvillimi teknologjik të shërbejë si një faktor për përparim dhe jo si një kërcënim ndaj rendit demokratik dhe sigurisë.

Për të arritur këto qëllime, qasja strategjike do të bazohet në implementimin e një sërë masash dhe politikash të integruara, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, ngritjen e kapaciteteve për hetime të avancuara kibernetike, zhvillimin e legjislacionit modern dhe përmirësimin e infrastrukturës teknologjike, si dhe ndërgjegjësimin dhe edukimin e qytetarëve mbi rreziqet dhe masat e sigurisë në botën digjitale nëpërmjet përmirësimit të mbledhjes së informacionit për të luftuar krimin kibernetik, dhe krimet e lidhura me to;  Goditjes përmes hetimeve proaktive në fushën e krimit kompjuterik/ mashtrimet që ndodhin nëpërmjet internetit; Përmirësimit të vazhdueshëm i historikut statistikor (track records) të goditjes së krimeve kibernetike; Rritjes së forcës goditëse nga ana e strukturave ligjzbatuese për gjurmueshmërinë, zbulimin, arrestimin për veprat penale në fushën kibernetike.

Po ashtu fokusi do të jetë në trajnimeve të vazhdueshme për punonjësit e strukturave policore mbi trendet e reja të krimit kibernetik;  Krijimit të manualeve për operatorët privatë në lidhje me krimet kibernetike mbi format e reja të shfaqjes së tyre;  Konsolidimin e kapaciteteve analitike për hetimin e krimeve kompjuterike në nivel qendror bazuar në referimet e strukturave rajonale të krimit kibernetik, për identifikimin e fenomeneve apo rasteve komplekse të krimit kibernetik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat