Startup-et, Shqipëria e 74-ta në botë - Mbetemi në fund të Europës. Por, sipas raportit ka vend për përmirësim!

Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në 'Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve' për vitin 2023, i publikuar nga 'Startup Blink'. Renditja globale tregon se vendi ynë është pozicionuar në vend të 74-tët, duke fituar 1 pozicion krahasuar me edicionin e vitit 2022, i cili e rendiste në vend të 75-të. Ky indeks synon të nxjerrë në pah vendet më të mira për fillimin e bizneseve. Gjithashtu, tregon se ku ekzistojnë bashkësitë më të lulëzuara të sipërmarrjeve dhe rendit ekosistemet fillestare të mbi 1000 qyteteve dhe 100 vendeve.
Sipas raportit, Shqipëria përmirësoi renditjen e saj me 1 pozicion, duke përfituar nga rënia e Bjellorusisë. Në mënyrë të ngjashme, Shqipëria u përmirësua me 1 vend duke u renditur e 19-ta në Europën Lindore dhe vazhdon të ruajë pozicionin si e 9-ta në renditje mes vendeve të Ballkanit.
Ekosistemi i vetëm shqiptar i renditur në këtë indeks, Tirana, pati një fitim modest prej 2 vendesh në Indeks dhe pozicionohet e 459-ta në nivel global. Tirana ruajti pozicionin e saj si ekosistemi i 35-të në Europën Lindore dhe e 12-ta në Ballkan. Sipas raportit, edhe pse tendencat e këtij viti janë pozitive, Shqipëria ka potencial për të performuar më mirë se kaq.
Po ta fokusojmë analizën vetëm ne vendet e Ballkanit Perëndimor shohim se Serbia dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë para nesh në renditje në vend të 51-të dhe 70-të, ndërkohë që kemi lënë pas Bosnje Hercegovinën e pozicionuar në vend të fundit, pra në vend të 100-të, për vitin 2023. Kosova për këtë edicion ka dalë nga renditja, ndërkohë një vit më parë ishte e vendosur në vend të 96-të. Në vend të parë në rang global në këtë indeks renditen vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Kanadaja, Suedia dhe Singapori.
Në raport thuhet se ekosistemi i bizneseve në Shqipëri është ende në fazat e hershme, megjithatë ka përpjekjet e sektorit publik dhe privat për të nxitur zhvillimin e startup-eve dhe sipërmarrjes. Mes rrjeshtash thuhet se Shqipëria ka një bazë talentesh premtuese në fushën e teknologjisë dhe komuniteti lokal i startup-eve është plot entuziazëm duke ofruar sisteme të ndryshme mbështetëse me ndihmën e organizmave ndërkombëtare si BERZH apo edhe të tjera. Për më tepër, raporti tregon se Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen është një organ qeveritar që synon të ndihmojë sipërmarrjen në vend.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Kë ka dëmtuar më shumë rënia e euros? Zhvlerësohen kursimet e familjeve me 200 milionë euro. Lezha, Vlora, Tirana, qytetet më të prekura
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat bankare në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë janë në rënie për të......

Bonot, përsëri me interesa minimale! - Sistemi bankar del me paketa konkurruese, rrit depozitat në lekë, por edhe në euro
Interesat e bonove të thesarit janë luhatur edhe në ankandin e parë të gushtit në nivele minimale, thuajse sa norma bazë e interesit të Bankës së Shqipërisë......

Bashkitë rritën borxhet para zgjedhjeve. Pas 7 vitesh në rënie, detyrimet e prapambetura arrijnë 5.9 mld lekë!
Stoku i detyrimeve të prapambetura nga njësitë e pushtetit vendor shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, pas më shumë se 7 vitesh që kishte......

Kriza e orizit indian prek miliona njerëz. Ndalimi i eksportit nga India, ndikon në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme
Ndalimi i eksportit të orizit në Indi mund të përhapet në tregjet globale dhe miliona persona pritet të ndikohen, me konsumatorët aziatikë dhe afrikanë që do......

Ligj i ri për kreditë e viteve ’90 dhe garancitë e Pandemisë - Ndryshon roli i Agjencisë që u ngrit për mbledhjen e huave të dhëna nga bankat shtetërore
Dështimi i procesit të mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’, si dhe shfaqja e problemeve të ngjashme me garancitë që ju dhanë bizneseve gjatë......

Kredi me 0% interes për 300 punonjës të administratës! Cilat do të jenë kriteret për të përmbushur pikët përfituese?
300 kredi me 0% interes do të ndahen për kategori të caktuara të administratës publike. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, këto kredi do të ndahen......

Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos. Vendimi i qeverisë greke duke nisur nga vjeshta dhe pranvera e ardhshme
Greqia do të ofrojë një javë pushimi falas në ishullin Rodos në Egjeun Lindor për ata turistë që u detyruan të ndërpresin qëndrimin e tyre për shkak të......

Fitch ul vlerësimin e kreditit të SHBA. Departamenti i Thesarit e konsideron vendimin "arbitrar"
Agjencia e vlerësimit Fitch uli vlerësimin më të lartë të kreditit të qeverisë amerikane, një veprim që shkaktoi një reagim të fortë nga Shtëpia e Bardhë dhe......