Bashkitë rritën borxhet para zgjedhjeve. Pas 7 vitesh në rënie, detyrimet e prapambetura arrijnë 5.9 mld lekë!

Stoku i detyrimeve të prapambetura nga njësitë e pushtetit vendor shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, pas më shumë se 7 vitesh që kishte tendencë rënëse. Sipas raportit të Financave Vendore, të publikuar nga CoPlan, që prej vitit 2015, stoku i detyrimeve të prapambetura ka ndjekur prirje rënëse, por në janar – mars 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore, shënoi një nivel prej rreth 5.9 miliardë lekë apo 36 milionë lekë më i lartë se niveli i shënuar në fund të vitit 2022.
Niveli më i lartë i stokut të detyrimeve të prapambetura u regjistrua në bashkinë Tiranë me rreth 1.7 miliardë lekë ose rreth 29% ndaj stokut total në fund të marsit 2023. Rreth 37% e tyre janë detyrime për investime, 10% për shërbime dhe rreth 45% e këtyre detyrimeve janë për shpenzime “të tjera”. Bashkia Kavajë renditet e dyta për nga niveli i detyrimeve të prapambetura, me rreth 771 milionë lekë ose rreth 13% ndaj totalit. E treta për peshën ndaj stokut të detyrimeve të prapambetura rezulton bashkia Vorë me rreth 412 milionë lekë apo rreth 7% e stokut total të detyrimeve në fund të tremujorit të parë 2023.
Por, teksa bashkitë nuk likujdojnë detyrimet që kanë ndaj palëve të treta, të dhënat mbi shpenzimet tregojnë se mbi gjysma e të ardhurave shkon për mbulimin e pagave dhe sigurimeve. Sipas raportit, ky zë përbën 54% të shpenzimeve totale, ndërkohë që 29 % e tyre shkon për shpenzime operative. Ndërkohë që, vetëm 17% e buxheteve të njësive të pushtetit vendor shkon për shpenzime kapitale, ku përfshihen investimet.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Kriza e orizit indian prek miliona njerëz. Ndalimi i eksportit nga India, ndikon në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme
Ndalimi i eksportit të orizit në Indi mund të përhapet në tregjet globale dhe miliona persona pritet të ndikohen, me konsumatorët aziatikë dhe afrikanë që do......

Ligj i ri për kreditë e viteve ’90 dhe garancitë e Pandemisë - Ndryshon roli i Agjencisë që u ngrit për mbledhjen e huave të dhëna nga bankat shtetërore
Dështimi i procesit të mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’, si dhe shfaqja e problemeve të ngjashme me garancitë që ju dhanë bizneseve gjatë......

Kredi me 0% interes për 300 punonjës të administratës! Cilat do të jenë kriteret për të përmbushur pikët përfituese?
300 kredi me 0% interes do të ndahen për kategori të caktuara të administratës publike. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, këto kredi do të ndahen......

Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos. Vendimi i qeverisë greke duke nisur nga vjeshta dhe pranvera e ardhshme
Greqia do të ofrojë një javë pushimi falas në ishullin Rodos në Egjeun Lindor për ata turistë që u detyruan të ndërpresin qëndrimin e tyre për shkak të......

Fitch ul vlerësimin e kreditit të SHBA. Departamenti i Thesarit e konsideron vendimin "arbitrar"
Agjencia e vlerësimit Fitch uli vlerësimin më të lartë të kreditit të qeverisë amerikane, një veprim që shkaktoi një reagim të fortë nga Shtëpia e Bardhë dhe......

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e inceneratorit......

388 ankesa për Prokurimet Publike në 6 muaj - Qershori, muaji me më pak ankimime në KPP
Qershori ka shënuar më pak ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike, duke regjistruar vetëm 62 ankesa. Por duke përmbyllur gjashtë mujorin, në total janë......

Kredia ndaj privatit, rritje me 35% në Qershor - Tregtia, industria përpunuese, hoteleri/restorante dhe “real estate”, kryesojnë vrullin
Huaja e re drejt sektorit privat jofinanciar gjatë Qershorit fiksohet pranë rreth 20 miliardë lekëve, në rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të......