Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos. Vendimi i qeverisë greke duke nisur nga vjeshta dhe pranvera e ardhshme

Greqia do të ofrojë një javë pushimi falas në ishullin Rodos në Egjeun Lindor për ata turistë që u detyruan të ndërpresin qëndrimin e tyre për shkak të zjarreve të fundit, deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Duke folur për mediat britanike, Mitsotakis tha se për të gjithë ata, pushimet e të cilëve u ndërprenë si rezultat i zjarreve, qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojnë një javë pushime falas në Rodos pranverën dhe vjeshtën e ardhshme. Sipas tij, ky vendim do të sigurojë që ata të kthehen në ishull dhe të shijojnë bukurinë e tij natyrore.
Kryeministri grek theksoi se zjarri shkatërrues preku më pak se 50 kilometra katrorë, që përfaqëson vetëm 5%. Ai konfirmoi se pjesa tjetër e Rodosit është kthyer plotësisht në normalitet.
Për momentin nuk ka zjarre aktive në ishull dhe parashikimi i motit për 15 ditët e ardhshme duket të jetë relativisht i mirë, duke garantuar më tej sigurinë e pushuesve në ishull.
Mitsotakis deklaroi se nga zjarret nuk ka patur humbje jete dhe nuk raportohet për të lënduar. Ai përgëzoi përpjekjet efikase të evakuimit, duke thënë se u arrit të largoheshin rreth 20,000 persona.
Duke adresuar shqetësimet e turistëve, Mitsotakis i mirëkuptoi ata dhe tha se Rodosi sot është më mikpritës se kurrë dhe ishulli është kthyer në normalitet.
Burimi:Reuters
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Fitch ul vlerësimin e kreditit të SHBA. Departamenti i Thesarit e konsideron vendimin "arbitrar"
Agjencia e vlerësimit Fitch uli vlerësimin më të lartë të kreditit të qeverisë amerikane, një veprim që shkaktoi një reagim të fortë nga Shtëpia e Bardhë dhe......

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e inceneratorit......

388 ankesa për Prokurimet Publike në 6 muaj - Qershori, muaji me më pak ankimime në KPP
Qershori ka shënuar më pak ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike, duke regjistruar vetëm 62 ankesa. Por duke përmbyllur gjashtë mujorin, në total janë......

Kredia ndaj privatit, rritje me 35% në Qershor - Tregtia, industria përpunuese, hoteleri/restorante dhe “real estate”, kryesojnë vrullin
Huaja e re drejt sektorit privat jofinanciar gjatë Qershorit fiksohet pranë rreth 20 miliardë lekëve, në rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të......

Ndryshimet klimatike zhvendosin “emigrantët e klimës” - IGJEO: Plan masash për paralajmërimin e rreziqeve natyrore
Plani Kombëtar i Emergjencave parashikon ndryshime klimatike, të cilat do të kërcënojnë dhe Shqipërinë. Në emisionin Ekonomia 3D u trajtua sesi do të përballet......

Rënia e euros ul ndjeshëm borxhin publik - Borxhi i jashtëm në qershor, për herë të parë nga 2015 bie nën 30% të PBB-së
Qeveria shqiptare vijon të përjetojë një situatë të mirë financiare, qoftë sa i përket të ardhurave buxhetore, por edhe lehtësimit të fortë të parametrave të......

23.8 mln euro për blerjen e energjisë - Nevojat për furnizim, KESH nis importin pas 6 muajve mbiprodhim
Mungesa e rrjeshjeve dhe rritja e kërkesën për energji gjatë ditëve të nxehta kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike t’i drejtohet tregut të lirë për......

Bie ndjeshëm besimi në ekonomi - Pas tetë muajsh rritje. Bizneset dhe konsumatorët në korrik, pesimistë për ecurinë ne vijim
Pas një rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, Besimi në ekonomi ka shënuar rënie të dukshme për muajin korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës......