Bie ndjeshëm besimi në ekonomi - Pas tetë muajsh rritje. Bizneset dhe konsumatorët në korrik, pesimistë për ecurinë ne vijim

Pas një rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, Besimi në ekonomi ka shënuar rënie të dukshme për muajin korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 6.5 pikë, duke shënuar një pikë kthese në trendin rritës të tetë muajve të fundit. Megjithatë, nënvizon Banka e Shqipërisë, niveli i tij 112.4 qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike, ose +12.4 pikë.
Treguesi i besimit të industrisë u tkurr me 4.4 pikë përqindje në muajin korrik, pasi kishte shënuar rritje që nga muaji shkurt. Zhvillimi i këtë muaji u ndikua nga rënia e vlerësimeve të bizneseve si për prodhimin aktual, ashtu edhe për kontratat porositëse. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje të lehtë në korrik, ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë në rënie.
Treguesi i besimit në shërbime pësoi rënie për të dytin muaj rresht, me 10.4 pikë përqindje. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë 16.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Kontributin kryesor në rënie e dhanë vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Edhe komponenti i dytë, niveli i kërkesës, është vlerësuar me rënie këtë muaj. Gjithashtu, niveli i punësimit dhe pritjet për të në të ardhmen vlerësohen në rënie nga bizneset e ndërtimit. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rritur. Në rënie janë edhe treguesit e sektorëve të tjerë, përvecc sektorit të tregtisë, i cili regjistroi rritje me 1.6 pikë përqindje në muajin korrik. Bizneset e këtij sekori janë më optimistë për ecurinë e tij në vijim.
Ndërkaq, rënie për muajin korrik ka shënuar edhe besimi konsumator. Ai regjistroi rënie me 1.9 pikë përqindje në korrik, duke iu rikthyer nivelit të mesatares historike. Rënia këtë muaj reflektoi rënien në të gjithë komponentët përbërës: blerjet në shuma të mëdha, pritjet për situatën financiare dhe situatën e përgjithshme ekonomike në të ardhmen.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Rikthehet vapa në Europën Jugore - Parashikohet në gjysmën e dytë të muajit. Rajonet veriore, me temperatura të ulëta
Rajoni i Mesdheut pritet të goditet nga temperatura të tjera rekord gjatë gushtit, pas një pushimi të shkurtër nga vapa dhe zjarret e korrikut. Pjesa më e......

Cilat janë hapat e qyteteve më të mëdha të Kinës për të nxitur sektorin e pronave?!
Qytetet më të mëdha të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shenzhen, thanë gjatë fundjavës se do të zbatonin masa për të përmbushur më mirë nevojat e blerësve të......

60 miliardë dollarë në vit në remitanca - 'Super pesoja' e Meksikës shtrëngon të ardhurat nga SHBA!
Meksika tani merr gati 60 miliardë dollarë në vit në remitanca, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, duke i bërë ato një shtyllë të shpenzimeve të familjeve në......

Kina dëshiron të mobilizojë të gjithë kombin në kundërspiunazh!
Kina duhet të inkurajojë qytetarët e saj që t'i bashkohen punës kundër spiunazhit, duke përfshirë krijimin e kanaleve për individët për të raportuar aktivitete......

Massa: Argjentina nuk do të përdorë as ‘një dollar' rezerva për të shlyer FMN-në!
Ministri i Ekonomisë i Argjentinës Sergio Massa tha të hënën se vendi nuk do të përdorë asnjë "një dollar të vetëm" të rezervave të veta për të bërë një......

Bankat po shtrëngojnë standardet e kreditimit - Sipas sondazhit të Fed, ndikim ka patur rritja e normave të interesit
Në fillim të këtij viti ishte e vështirë për bizneset dhe familjet të merrnin hua, por pas kolapsit të tre bankave rajonale të SHBA dhe një serie rritjesh të......

UNESCO paralajmëron: Ky qytet italian është në telashe!
UNESCO ka rekomanduar që një nga destinacionet turistike më të njohura dhe më të brishta në Itali t'i shtohet listës së rrezikut të trashëgimisë. Organizata......

Eurozona i kthehet rritjes në tremujorin e dytë me rënien e inflacionit!
Ekonomia e Europës është rritur në mënyrë modeste pas muajsh stagnimi. Gjatë tremujorit të dytë të 2023, midis prillit dhe qershorit, vendet e monedhës euro......