Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2023, 12:27

388 ankesa për Prokurimet Publike në 6 muaj - Qershori, muaji me më pak ankimime në KPP

Nga SCAN TV
388 ankesa për Prokurimet Publike në 6 muaj - Qershori, muaji me

Qershori ka shënuar më pak ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike, duke regjistruar vetëm 62 ankesa. Por duke përmbyllur gjashtë mujorin, në total janë paraqitur 388 ankesa dhe numri më i lartë i ankesave adresohet për procedurat e prokurimit publik.

Sipas buletinit mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, në muajin qershor., ankesat janë adresuar 61 për procedura të Prokurimit Publik dhe vetëm një ankesë për Procedurë Ankandi.

Sipas fazës së së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, 31 shkojnë për Dokumentet e Tenderit dhe po njësoj 31 ankesa shkojnë për vlerësim ofertash.

Referuar buletinit për muajin qershor, qarku që zë numrin më të lartë të ankesave është kryeqyteti, ku i korrespondojnë 35 të tilla. Dibra dhe Durrësi paraqiten përkatësisht me nga 1 ankesë të regjistruar, përsa i përket Vlorës e Fierit regjistrojnë nga 7 ankesa.

Qarku i Shkodrës paraqitet me 5 ankesa, Elbasani regjistron 4 ankesa dhe ai i Gjirokastrës 2 ankesa të regjistruara.

Sipas buletinit mujor, ankesat sipas llojit të kontratës ndahen në 6 për punë publike, 39 për mallra dhe 17 për shërbime.

Nga të dhënat financiare mbi veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik, tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi janë 6 milionë lekë, ndërsa tarifa financiare për t’u derdhur në buxhetin e shtetit janë 1.1 milionë lekë.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat