23.8 mln euro për blerjen e energjisë - Nevojat për furnizim, KESH nis importin pas 6 muajve mbiprodhim

Mungesa e rrjeshjeve dhe rritja e kërkesën për energji gjatë ditëve të nxehta kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike t’i drejtohet tregut të lirë për blerjen e energjisë. Në harkun kohor të 2 javëve KESH ka zhvilluar 5 procedura, ndërkohë që sipas përllogaritjeve të TV SCAN fatura e shpenzimeve arrin në rreth 23.8 mln euro. Çmimi me të cilin është siguruar energjia varion nga 75 në 116 euro/mWh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se viti i kaluar.
Këto janë blerjet e para për këtë vit, duke qenë se deri në muajin qershor situata e favorshme hidrike ndikoi në rritjen e prodhimin e energjisë elektrike, duke bërë të mundur jo vetëm plotësimin e nevojave konsumatore, por edhe shitjen e energjisë. Përmes procedurave të realizuar në periudhën janar - qershor KESH ka arritur të sigurojë të ardhura nga shitja e energjisë elektrike, ndonëse çmimi me të cilin shitej energjia mbetej më i ulët se në tregjet ndërkombëtare.
Nga ky aktivitet, për periudhën 6 - mujore KESH arkëtoi rreth 41.5 mln euro. Gjithsesi, pavarësisht rritjes së prodhimit, gjeneruesi publik nuk arriti të sigurojë kontrata depozitimi, ndonëse shpalli disa procedura. Paralelisht, edhe optimizimi i portofolit ka patur të njëjtin fat, duke qenë se në tenderë të zhvilluar më herët, KESH arriti vetëm të shesë energjinë, por jo ta blejë të njëjtën sasi me çmim më të leverdisshëm.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bie ndjeshëm besimi në ekonomi - Pas tetë muajsh rritje. Bizneset dhe konsumatorët në korrik, pesimistë për ecurinë ne vijim
Pas një rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, Besimi në ekonomi ka shënuar rënie të dukshme për muajin korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës......

Rikthehet vapa në Europën Jugore - Parashikohet në gjysmën e dytë të muajit. Rajonet veriore, me temperatura të ulëta
Rajoni i Mesdheut pritet të goditet nga temperatura të tjera rekord gjatë gushtit, pas një pushimi të shkurtër nga vapa dhe zjarret e korrikut. Pjesa më e......

Cilat janë hapat e qyteteve më të mëdha të Kinës për të nxitur sektorin e pronave?!
Qytetet më të mëdha të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shenzhen, thanë gjatë fundjavës se do të zbatonin masa për të përmbushur më mirë nevojat e blerësve të......

60 miliardë dollarë në vit në remitanca - 'Super pesoja' e Meksikës shtrëngon të ardhurat nga SHBA!
Meksika tani merr gati 60 miliardë dollarë në vit në remitanca, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, duke i bërë ato një shtyllë të shpenzimeve të familjeve në......

Kina dëshiron të mobilizojë të gjithë kombin në kundërspiunazh!
Kina duhet të inkurajojë qytetarët e saj që t'i bashkohen punës kundër spiunazhit, duke përfshirë krijimin e kanaleve për individët për të raportuar aktivitete......

Massa: Argjentina nuk do të përdorë as ‘një dollar' rezerva për të shlyer FMN-në!
Ministri i Ekonomisë i Argjentinës Sergio Massa tha të hënën se vendi nuk do të përdorë asnjë "një dollar të vetëm" të rezervave të veta për të bërë një......

Bankat po shtrëngojnë standardet e kreditimit - Sipas sondazhit të Fed, ndikim ka patur rritja e normave të interesit
Në fillim të këtij viti ishte e vështirë për bizneset dhe familjet të merrnin hua, por pas kolapsit të tre bankave rajonale të SHBA dhe një serie rritjesh të......

UNESCO paralajmëron: Ky qytet italian është në telashe!
UNESCO ka rekomanduar që një nga destinacionet turistike më të njohura dhe më të brishta në Itali t'i shtohet listës së rrezikut të trashëgimisë. Organizata......