Kredia ndaj privatit, rritje me 35% në Qershor - Tregtia, industria përpunuese, hoteleri/restorante dhe “real estate”, kryesojnë vrullin

Huaja e re drejt sektorit privat jofinanciar gjatë Qershorit fiksohet pranë rreth 20 miliardë lekëve, në rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur fiksohej pranë rreth 15 miliardë lekëve. Në terma nominal rritja është pranë 35%. Shifrat tregojnë se krahasuar me vitet paraardhëse, kjo është shifra më e lartë që prej Qershorit të vitit 2020, kur kredia e re për sektorin privat fiksohej në 21.1 miliardë lekë. Ky vit mban ende rekordin historik për këtë tregues, të paktën që prej vitit 2016.
Por, ajo që bie në sy nga shifrat është huaja e re sipas sektorëve, ku spikasin disa prej tyre. Transporti dhe magazinimi si sektor kanë marrë rreth 2.7 miliardë lekë kredi të re gjatë muajit Qershor. Kjo shifër gjatë viteve të kaluara ka qenë disa herë më e ulët. Në Qershor të vitit 2022 fiksohej pranë vetëm 149 milionë lekëve, ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte ai i Qershorit të vitit 2019, me rreth 469 milionë lekë kredi të re për sektorin në një muaj. Mesatarja historike e periudhës ndërkohë fiksohet pranë 257 milionë lekëve, çka do të thotë se Qershori i këtij viti regjistron një rritje prej më shumë se 10 herë. Në Gusht 2020 ndërkohë regjistrohet rekordi absolut, nëse në analizë marrim çdo muaj, jo vetëm qershorin, prej diçka më shumë se 4 miliardë lekë. Qershori i këtij viti vjen direkt në vend të dytë.
Një tjetër sektor që regjistron rritje të ndjeshme të kreditimit gjatë Qershorit është ai i industrisë përpunuese, me rreth 3.1 miliardë lekë gjatë muajit të gjashtë të vitit, në rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, kur kjo shifër ishte pranë 2.1 miliardë lekëve. Me rreth 3.7 miliardë lekë, rekordin vijon ta mbajë muaji Qershor i vitit 2019. Për këtë sektor duket se ka dhënë efekt zhvlerësimi i euros, duke ndikuar në të ardhurat dhe likuiditetin e prodhuesve dhe eksportuese. Kjo mungesë likuiditeti duket se është reflektuar në një rritje domethënëse të huamarrjes nga sektori bankar në vend.
Me rreth 1.3 miliardë lekë kredi të re gjatë Qershorit, rritje të konsiderueshme regjistron edhe sektori i “Akomodimit dhe shërbimit ushqimor”. Në këtë rast kemi të bëjmë me një rekord historik, pasi asnjëherë ma parë kjo periudhë e vitit nuk ka regjistruar një shifër më të lartë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga viti i kaluar, me diçka më shumë se 800 milionë lekë. Shëndetësia është gjithashtu një sektor me rritje të ndjeshme të kreditimit gjatë Qershorit, edhe pse mbetet në vlera të ulta krahasuar me sektorët që dominojnë portofolin e kredisë, duke marrë vetëm 640 milionë lekë kredi të re në një muaj. Edhe sektorë si “Aktivitete financiare dhe të sigurimit”, si dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme regjistrojnë rritje të ndjeshme, ndërkohë që në rënie janë “Industria nxjerrëse”, “Energjia elektrike” si dhe “Tregtia, me shumë dhe pakicë”.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Ndryshimet klimatike zhvendosin “emigrantët e klimës” - IGJEO: Plan masash për paralajmërimin e rreziqeve natyrore
Plani Kombëtar i Emergjencave parashikon ndryshime klimatike, të cilat do të kërcënojnë dhe Shqipërinë. Në emisionin Ekonomia 3D u trajtua sesi do të përballet......

Rënia e euros ul ndjeshëm borxhin publik - Borxhi i jashtëm në qershor, për herë të parë nga 2015 bie nën 30% të PBB-së
Qeveria shqiptare vijon të përjetojë një situatë të mirë financiare, qoftë sa i përket të ardhurave buxhetore, por edhe lehtësimit të fortë të parametrave të......

23.8 mln euro për blerjen e energjisë - Nevojat për furnizim, KESH nis importin pas 6 muajve mbiprodhim
Mungesa e rrjeshjeve dhe rritja e kërkesën për energji gjatë ditëve të nxehta kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike t’i drejtohet tregut të lirë për......

Bie ndjeshëm besimi në ekonomi - Pas tetë muajsh rritje. Bizneset dhe konsumatorët në korrik, pesimistë për ecurinë ne vijim
Pas një rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, Besimi në ekonomi ka shënuar rënie të dukshme për muajin korrik. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës......

Rikthehet vapa në Europën Jugore - Parashikohet në gjysmën e dytë të muajit. Rajonet veriore, me temperatura të ulëta
Rajoni i Mesdheut pritet të goditet nga temperatura të tjera rekord gjatë gushtit, pas një pushimi të shkurtër nga vapa dhe zjarret e korrikut. Pjesa më e......

Cilat janë hapat e qyteteve më të mëdha të Kinës për të nxitur sektorin e pronave?!
Qytetet më të mëdha të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shenzhen, thanë gjatë fundjavës se do të zbatonin masa për të përmbushur më mirë nevojat e blerësve të......

60 miliardë dollarë në vit në remitanca - 'Super pesoja' e Meksikës shtrëngon të ardhurat nga SHBA!
Meksika tani merr gati 60 miliardë dollarë në vit në remitanca, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, duke i bërë ato një shtyllë të shpenzimeve të familjeve në......

Kina dëshiron të mobilizojë të gjithë kombin në kundërspiunazh!
Kina duhet të inkurajojë qytetarët e saj që t'i bashkohen punës kundër spiunazhit, duke përfshirë krijimin e kanaleve për individët për të raportuar aktivitete......