Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2023, 11:44

Ligj i ri për kreditë e viteve ’90 dhe garancitë e Pandemisë - Ndryshon roli i Agjencisë që u ngrit për mbledhjen e huave të dhëna nga bankat shtetërore

Nga SCAN TV
Ligj i ri për kreditë e viteve ’90 dhe garancitë e

Dështimi i procesit të mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’, si dhe shfaqja e problemeve të ngjashme me garancitë që ju dhanë bizneseve gjatë periudhës së pandemisë e detyroi Qeverinë të shfuqizojë ligjin “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive” dhe zëvendësimin e tij me një të ri. Ka hyrë tashmë në fuqi Ligji “Për Menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera”, i votuar nga Kuvendi në seancën e fundit plenare përpara sezonit të pushimeve.

Ligji i ri u nxit edhe nga emetimi i dy skemave të garancive shtetërore në përfitim të biznesit, në situatën e Covid-19, në kushtet ku infrastruktura aktuale ligjore, por edhe strukturore, nuk i përgjigjej nevojave për raportim, kontrollim, verifikim, menaxhimin e të dhënave e të tjera aspekteve, që shkojnë deri në rikuperimin e detyrimeve të bizneseve kundrejt buxhetit të shtetit që gjenerojnë nga këto lloj skemash.

Edhe ligji i ri ja ngarkon përsëri Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera detyrën për kthimin e tyre, por duke e ngarkuar këtë të fundit me kompetenca të reja.

Agjencia tashmë do ketë si funksion menaxhimin e skemave të veçanta të garancive të huas; kthimin e garancive shtetërore të huas; kthimin e huave dhe nënhuave të garantuara nga Ministria e Financave; verifikimin e aftësisë paguese të subjekteve huamarrëse; trajtimin e kredive, të transferuara nga bankat tregtare të nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror pas privatizimit të tyre; dhe trajtimin e portofolit të investimeve të kryera në banesa nga shoqëria INSIG, sh.a., para privatizimit të saj. Agjencia tashmë do të funksionojë në bazë të legjislacionit për falimentimin dhe barrët siguruese.

Agjencia e Trajtimit të Kredive u ngrit fillimisht për mbledhjen e mijëra kredive të dhënë nga tre banka me kapital shtetëror gjatë viteve 90.  Në fund të vitit 1996 kreditë e pakthyera në afat të tre bankave me kapital shtetëror zinin rreth 33 për qind të të gjitha kredive të akorduara. Kriza e vitit 1997 e rriti më tej këtë tregues negativ. në fillim të viteve 2 mijë, ishin të paktën 12 mijë debitorë, ndaj të cilave Agjencia nisi procedurat e mbledhjes së kredive, por pa sukses.

 

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat