Kredi me 0% interes për 300 punonjës të administratës! Cilat do të jenë kriteret për të përmbushur pikët përfituese?

300 kredi me 0% interes do të ndahen për kategori të caktuara të administratës publike. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, këto kredi do të ndahen përkatësisht, 100 për mjekët e Sistemit Shëndetësor Publik, 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
Referuar vendimit për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, përfitues janë familjet e reja të krijuara si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile dhe se përzgjidhen në bazë të sisetmit të pikëzimit.
Por cilat janë kriteret e pikëzimit? Për të qenë përfitues duhet të përmbushësh kushtin kryesor të 100 pikëve dhe 50 pikë ndahen për kushtet e strehimit që do të thotë, aplikuesi për kredi me 0% interes nuk disponon një banesë në pronësi, banojnë në banesa në rrezik shëmbjeje, në banesa të mbipopulluara, familjet që humbasin banesën e tyre si pasojë e një vendimi gjyqësor ose janë familje që banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
Ndërsa 50 pikët e tjera përllogariten për kushtet familjare apo sociale. Dhe për t’i përmbushur këto pikë, aplikantët duhet të kenë pagën më të ulët sipas përcaktimit të vendimit të Këshillit të Ministrave si dhe në momentin e aplikimit të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike.
Edhe mjekët e sistemit shëndetësor publik që të përfitojnë kredi me 0% interes duhet të përmbushin kushtin e pikëzimit me 100 pikë. Në kriteret e strehimit duhet të përmbushin 50 pikë njësoj si punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, por 50 pikët e tjera duhet të përmbushen në të tjera kritere.
Vetëdeklarimi që është i angazhuar në institucionin shëndetësor publik në një ose më shumë kategoritë e mëposhtme. Së pari të jetë mjek i punësuar në sistemin shëndetësor publik dhe që ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsmit dhe Universitetin e Tiranës dhe ushtron profesionin pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve për “Mjekësi të Përgjithshme” gjithashtu kriter tjetër është për ata mjekë që ushtrojnë profesionin pas përfundimit të ciklit të specializimit në shërbimin spitalor me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
Përfitues janë edhe ata mjekë të cilët kanë kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit si dhe mjekët e punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar.
Diamila Leka/ Scan
Sondazh

Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos. Vendimi i qeverisë greke duke nisur nga vjeshta dhe pranvera e ardhshme
Greqia do të ofrojë një javë pushimi falas në ishullin Rodos në Egjeun Lindor për ata turistë që u detyruan të ndërpresin qëndrimin e tyre për shkak të......

Fitch ul vlerësimin e kreditit të SHBA. Departamenti i Thesarit e konsideron vendimin "arbitrar"
Agjencia e vlerësimit Fitch uli vlerësimin më të lartë të kreditit të qeverisë amerikane, një veprim që shkaktoi një reagim të fortë nga Shtëpia e Bardhë dhe......

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e inceneratorit......

388 ankesa për Prokurimet Publike në 6 muaj - Qershori, muaji me më pak ankimime në KPP
Qershori ka shënuar më pak ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike, duke regjistruar vetëm 62 ankesa. Por duke përmbyllur gjashtë mujorin, në total janë......

Kredia ndaj privatit, rritje me 35% në Qershor - Tregtia, industria përpunuese, hoteleri/restorante dhe “real estate”, kryesojnë vrullin
Huaja e re drejt sektorit privat jofinanciar gjatë Qershorit fiksohet pranë rreth 20 miliardë lekëve, në rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të......

Ndryshimet klimatike zhvendosin “emigrantët e klimës” - IGJEO: Plan masash për paralajmërimin e rreziqeve natyrore
Plani Kombëtar i Emergjencave parashikon ndryshime klimatike, të cilat do të kërcënojnë dhe Shqipërinë. Në emisionin Ekonomia 3D u trajtua sesi do të përballet......

Rënia e euros ul ndjeshëm borxhin publik - Borxhi i jashtëm në qershor, për herë të parë nga 2015 bie nën 30% të PBB-së
Qeveria shqiptare vijon të përjetojë një situatë të mirë financiare, qoftë sa i përket të ardhurave buxhetore, por edhe lehtësimit të fortë të parametrave të......

23.8 mln euro për blerjen e energjisë - Nevojat për furnizim, KESH nis importin pas 6 muajve mbiprodhim
Mungesa e rrjeshjeve dhe rritja e kërkesën për energji gjatë ditëve të nxehta kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike t’i drejtohet tregut të lirë për......