Bonot, përsëri me interesa minimale! - Sistemi bankar del me paketa konkurruese, rrit depozitat në lekë, por edhe në euro

Interesat e bonove të thesarit janë luhatur edhe në ankandin e parë të gushtit në nivele minimale, thuajse sa norma bazë e interesit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, yieldi mesatar i ponderuar i pranuar në ankandin e kësaj jave për bonot me afat maturimi 12-mujor ishte 3.13%, me një rënie shumë të lehtë nga ankandi i mëparshëm. Në ankandin e fundit për muajin korrik, interesat e bonove njëvjeçare kishin shënuar një rritje shumë të lehtë nga niveli më i ulët prej 3.09% i shënuar në dy ankande të mëparëshme. Ajo që është vënë re në ankandet e fundit është rëniea e prezencës së investitorëve si dhe kërkesës për të investuar në bono. Në ankandin e korrikut shuma e shpallur nga Qeveria ishte thuajse e njëjtë me shumën e vënë në dispozicion nga investitorët.
Për të kuptuar sa e fortë është rënia e pranisë së investitorëve kujtojmë se në ankandin e javës së fundit të qershorit, shuma e shpallur nga Ministria e Financave ishte 7 miliardë lekë, ndërsa kërkesa nga investitorët mbi 11 miliardë lekë. Po ashtu edhe në ankandin e mëparshëm të 20 qershorit. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 7.5 miliardë lekë, ndërkohë që investitorët kërkuan 12.2 miliardë lekë.
Një rënie kaq e fortë e interesit lidhet me tkurrjen e fitimeve që ofrojnë për investitorët letrat me vlerë të qeverisë. Ky vit ka parë tkurrje të yieldeve në të gjitha maturitetet, madje më shumë te ato afatgjatat.
Ndërkohë që duket se po jep rezultat edhe hyrja në lojë e bankave, të cilat nuk reaguan ndaj rritjes së interesave të letrave me vlerë gjatë vitit të shkuar, gjë që nxiti edhe shumë individë të tërhiqnin depozitat bankare për t’i investuar kursimet në bono thesari, por e kanë bërë këtë gjatë këtij viti. Aktualisht, në treg numërohen tre banka tregtare që ofrojnë depozita njëvjeçare me norme interesi 3% në lek, ndërkohë që nuk mungojnë as paketat ku propozojnë norma mbi 4% për vitin e parë. Risi për këtë verë është edhe rritja e normave të depozitave në euro, të cilat kanë qenë vazhdimisht edhe më të ulëta se ato në lek. Të paktën dy banka tregtare ofrojnë norma interesi 2.5% për depozitat në euro më afat 12 mujor. Norma kaq të larta depozitash nënkuptojnë se veçanërisht individët do ta shohin me më pak interes tregun e letrave me vlerë të qeverisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Bashkitë rritën borxhet para zgjedhjeve. Pas 7 vitesh në rënie, detyrimet e prapambetura arrijnë 5.9 mld lekë!
Stoku i detyrimeve të prapambetura nga njësitë e pushtetit vendor shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, pas më shumë se 7 vitesh që kishte......

Kriza e orizit indian prek miliona njerëz. Ndalimi i eksportit nga India, ndikon në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme
Ndalimi i eksportit të orizit në Indi mund të përhapet në tregjet globale dhe miliona persona pritet të ndikohen, me konsumatorët aziatikë dhe afrikanë që do......

Ligj i ri për kreditë e viteve ’90 dhe garancitë e Pandemisë - Ndryshon roli i Agjencisë që u ngrit për mbledhjen e huave të dhëna nga bankat shtetërore
Dështimi i procesit të mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’, si dhe shfaqja e problemeve të ngjashme me garancitë që ju dhanë bizneseve gjatë......

Kredi me 0% interes për 300 punonjës të administratës! Cilat do të jenë kriteret për të përmbushur pikët përfituese?
300 kredi me 0% interes do të ndahen për kategori të caktuara të administratës publike. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, këto kredi do të ndahen......

Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos. Vendimi i qeverisë greke duke nisur nga vjeshta dhe pranvera e ardhshme
Greqia do të ofrojë një javë pushimi falas në ishullin Rodos në Egjeun Lindor për ata turistë që u detyruan të ndërpresin qëndrimin e tyre për shkak të......

Fitch ul vlerësimin e kreditit të SHBA. Departamenti i Thesarit e konsideron vendimin "arbitrar"
Agjencia e vlerësimit Fitch uli vlerësimin më të lartë të kreditit të qeverisë amerikane, një veprim që shkaktoi një reagim të fortë nga Shtëpia e Bardhë dhe......

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e inceneratorit......

388 ankesa për Prokurimet Publike në 6 muaj - Qershori, muaji me më pak ankimime në KPP
Qershori ka shënuar më pak ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike, duke regjistruar vetëm 62 ankesa. Por duke përmbyllur gjashtë mujorin, në total janë......