SHBA kufizon vizat për hungarezët ! Shkak, shqetësimet e sigurisë që rrjedhin nga politika masive e natyralizimit

SHBA ka shtrënguar hyrjen pa viza për hungarezët në territorin e saj, mes shqetësimeve të sigurisë që rrjedhin nga politikat e kryeministrit Viktor Orban. Hungarezët tani do të kufizohen në një hyrje të vetme në Shtetet e Bashkuara, ndërsa periudha e vlefshmërisë së udhëtimit është reduktuar nga dy vjet në një.
Ashtu si qytetarët e 39 vendeve të tjera në Programin e Heqjes së Vizave, hungarezët mund të udhëtonin më parë në SHBA për tre muaj, sa herë të dëshironin. Problemet e sigurisë që rrjedhin nga politika masive e natyralizimit të vendosur nga Orban, tani e kanë ndryshuar këtë politikë, sipas Ambasadës së SHBA në Budapest.
Uashingtoni ka kërcënuar prej kohësh se do të vendosë kufizime udhëtimi për Hungarinë bazuar në shqetësimet se identitetet e gati 1 milion të huajve, të cilëve u janë dhënë pasaporta hungareze në dekadën e fundit, nuk janë verifikuar siç duhet.
Hungaria, një vend me 10 milionë banorë, u ka dhënë shtetësinë hungarez-folësve në vendet fqinje që nga viti 2011, duke provokuar tensione gjeopolitike veçanërisht me Ukrainën. Rrjetet kriminale ishin në gjendje të përfitonin nga kjo skemë për të marrë me mashtrim pasaporta autentike hungareze, pretendojnë SHBA.
Shtetësia është dhënë shpejt "pa verifikim adekuat të identitetit" të aplikantëve, deklaroi ambasada amerikane, duke kritikuar Orbanin për refuzimin e "përmirësimit të plotë të kësaj dobësie". Zyrtarët amerikanë thuhet se janë përpjekur ta zgjidhin këtë çështje prej vitesh.
Budapesti e quajti këtë veprim "hakmarrje nga presidenti Joe Biden", sepse refuzoi të ndajë me Uashingtonin listën e hungarezëve jashtë shtetit. Që nga kthimi i tij në pushtet në vitin 2010, Viktor Orban është përplasur rregullisht me SHBA-në.
Udhëheqësi nacionalist i ekstremit të djathtë ishte i afërt me ish-presidentin Donald Trump dhe akuzon qeverinë aktuale amerikane se po përpiqet ta dobësojë atë. Të paktën 2 milionë hungarezë etnikë jetojnë në vendet fqinje, kryesisht në Rumani, Serbi dhe Ukrainë.
Kritikët e programit të natyralizimit thanë se Orban gjithashtu lejoi hungarezët etnikë jo taksapagues, që banonin jashtë vendit, të votonin në zgjedhjet hungareze, duke i dhënë partisë Fidesz në pushtet një avantazh elektoral.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Startup-et, Shqipëria e 74-ta në botë - Mbetemi në fund të Europës. Por, sipas raportit ka vend për përmirësim!
Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në 'Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve' për vitin 2023, i publikuar nga 'Startup Blink'. Renditja globale......

Kë ka dëmtuar më shumë rënia e euros? Zhvlerësohen kursimet e familjeve me 200 milionë euro. Lezha, Vlora, Tirana, qytetet më të prekura
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat bankare në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë janë në rënie për të......

Bonot, përsëri me interesa minimale! - Sistemi bankar del me paketa konkurruese, rrit depozitat në lekë, por edhe në euro
Interesat e bonove të thesarit janë luhatur edhe në ankandin e parë të gushtit në nivele minimale, thuajse sa norma bazë e interesit të Bankës së Shqipërisë......

Bashkitë rritën borxhet para zgjedhjeve. Pas 7 vitesh në rënie, detyrimet e prapambetura arrijnë 5.9 mld lekë!
Stoku i detyrimeve të prapambetura nga njësitë e pushtetit vendor shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, pas më shumë se 7 vitesh që kishte......

Kriza e orizit indian prek miliona njerëz. Ndalimi i eksportit nga India, ndikon në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme
Ndalimi i eksportit të orizit në Indi mund të përhapet në tregjet globale dhe miliona persona pritet të ndikohen, me konsumatorët aziatikë dhe afrikanë që do......

Ligj i ri për kreditë e viteve ’90 dhe garancitë e Pandemisë - Ndryshon roli i Agjencisë që u ngrit për mbledhjen e huave të dhëna nga bankat shtetërore
Dështimi i procesit të mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’, si dhe shfaqja e problemeve të ngjashme me garancitë që ju dhanë bizneseve gjatë......

Kredi me 0% interes për 300 punonjës të administratës! Cilat do të jenë kriteret për të përmbushur pikët përfituese?
300 kredi me 0% interes do të ndahen për kategori të caktuara të administratës publike. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, këto kredi do të ndahen......

Turistët e larguar nga zjarret, një javë falas në Rodos. Vendimi i qeverisë greke duke nisur nga vjeshta dhe pranvera e ardhshme
Greqia do të ofrojë një javë pushimi falas në ishullin Rodos në Egjeun Lindor për ata turistë që u detyruan të ndërpresin qëndrimin e tyre për shkak të......