Qeveria miraton tarifën e transmetimit të informacionit të udhëtimit/ 200 lekë për pasagjer, çfarë duhet të dinë kompanitë e transportit?

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos tarifën për transmetimin e informacionit të udhëtimit, e cila do të paguhet nga kompanitë e transportit që operojnë në vend.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, tarifa do të jetë 200 lekë për çdo pasagjer gjatë vitit të parë të zbatimit. Pas kësaj periudhe, vlera e tarifës do të rishikohet çdo tre vjet, në varësi të kostove reale të shërbimit.
Kjo tarifë është pagesa që bëjnë kompanitë e transportit për përdorimin e sistemit që dërgon automatikisht informacionin e udhëtimit te autoritetet shqiptare, për arsye sigurie dhe kontrolli kufitar. Të ardhurat që mblidhen nga kjo tarifë do të përdoren për mirëmbajtjen e sistemeve që përpunojnë informacionin e udhëtimit, përfshirë pajisjet teknologjike, sigurinë e të dhënave dhe mbështetjen teknike.
Por si funksionon kjo pagesë?
Kompanitë e transportit ajror, tokësor dhe detar do të raportojnë çdo muaj numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar. Në bazë të këtij raportimi, atyre do t’u llogaritet dhe faturohet tarifa përkatëse. Pagesa duhet të kryhet brenda 30 ditëve, ndërsa në rast vonese do të zbatohen penalitete sipas ligjit.
Sipas VKM, nga pagesa përjashtohen, fëmijët nën 2 vjeç pa vend të rezervuar, udhëtimet humanitare të miratuara nga shteti, transportet e kryera nga strukturat shtetërore për misione sigurie apo emergjence.
Gjithashtu, kompanitë nuk do të ndëshkohen nëse vonesa vjen për arsye teknike apo për shkak të forcës madhore, si fatkeqësi natyrore apo sulme kibernetike. Vendimi ngarkon Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për zbatimin e tij dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Thellohet më tej deficiti tregtar në Kosovë/ Mbi 21%, rreth 100 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë se në muajin shtator 2025 është shënuar një deficit tregtar prej 21,2% në raport me të njëjtën......
Eksperimenti shqiptar që po “trondit” botën e inteligjencës artificiale/ “Forbes”: Diella, provë reale për automatizimin praktik
Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull të gjatë Diellës, ministres virtuale të Shqipërisë, duke e cilësuar si një revolucion global në......
Paqja fiskale nis zbatimin në 2026/ Rama: Mesazh pozitiv për sipërmarrjen. Rriten të ardhurat në buxhet, ulet informaliteti
Marrëveshja e Paqes Fiskale do të nisë zbatimin në 2026, por deri atëherë duhet të sigurohet hartimi me sukses i kësaj pakete. Kështu është shprehur......
“Bashkëpunim me hekurudhën zvicerane”/ Balluku: Në të ardhmen, Shqipëria pjesë e korridoreve europiane
Investimet madhore në linjat hekurudhore të vendit tonë do ta përfshijnë në korridoret europiane. Në këtë drejtim, Shqipëria pritet të marrë asistencë edhe......
Punësimi sezonal, “trampolinë” për emigrim përfundimtar - Aruçi: Gjermania ka shtuar kërkesat, 50 mijë kuota për punonjës nga rajoni
Punësimi sezonal jashtë vendit po bëhet çdo vit e më i kërkuar nga qytetarët shqiptarë, veçanërisht drejt Gjermanisë. Studentët, por edhe punëtorët e......
Rinovim i 980 godinave publike - Plani për dekarbonizimin e sektorit, për 3 vite nevojiten 113 mln euro
Rreth 980 objekte publike pritet të rinovohen deri në vitin 2027, sipas draft Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, që parashikon ndërhyrje të thella......
Bizneset, kredi me shumicë për investime afatgjata - BSH: Vetëm 30% e përdorin për shpenzimet afatshkurtra operative të aktivitetit
Bizneset marrin kredi kryesisht për të realizuar investime afatgjata. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, janë rritur bizneset që aplikojnë për kredi......
Rreth 10.2 milionë të huaj në Shqipëri për 9 muaj/ Rritje me 15.3% e hyrjeve për qëllime biznesi gjatë shtatorit
Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve dhe daljeve të......




