Çmimet dhe kursi i euros, situatë e favorshme deri në 2026 - Buxheti afatmesëm, të ardhurat do të rriten me 23% për tre vitet në vijim

Ndërsa prej dy vitesh po përjeton një situatë të favorshme buxhetore për shkak të shtimit të të ardhurave nga rritja e çmimeve, por edhe mbiçmimit të lekut në raport me valutat, Qeveria pret që kjo ecuri të vazhdojë edhe 3 vitet në vijim.
Këshilli i Ministrave ka publikuar dokumentin me parashikimet afatmesme buxhetore 2023-2026, ku pret që të ardhurat në fund të këtij viti të arrijnë në 642.6 miliardë lekë, ose me rritje 10% krahasuar me vitin 2022, i cili u mbyll me një total prej 579.8 miliardë lekë. Në rritje pritet edhe në tre vitet në vijim, për ta arritur kulmin në vitin 2027 me një total prej 716.8 miliardësh, ose 23% më shumë nga viti 2022.
Të ardhurat tatimore pritet që këtë vit të arrijnë në total 558.4 miliardë lekë në rritje me 2.3% krahasuar me vitin e shkuar. Në vitin 2026, pritet që totali i të ardhurave tatimore të arrijë në 679.1 miliardë lekë, ose 24% më shumë se viti 2022. Të ardhurat nga akcizat pritët që këtë vit të jenë 59 miliardë lekë, me rritje prej rreth 7% krahasuar me vitin 2022, të cilin e mbyllën me një total prej 55 miliardë lekësh. Të ardhurat nga akcizat në vitin 2026 parashikohen që të shkojnë në 69.2 miliardë lekë, 25.4% më shumë se viti 2022.
Ndërkohë që tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë që pritet të sigurojë shumë fonde në arkën e qeverisë për peirudhën afatmesme. Ai pritet që për vitin 2023 të sigurojë në total 49 miliardë lekë në arkën e shtetit, 4.2% më shumë se në vitin 2022. Të ardhurat nga ky zë pritet të rriten në mënyrë të pandërprerë vit pas viti, për të arritur në vitin 2026 në 57.3 miliardë lekë, ose 12.7% më shumë nga sa ishin në vuitin 2022.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online - Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë
Sondazhet e Barometrit të Ballkanit sistemohen, analizohen dhe prezantohen në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të......

Ideja kundër falsifikimit të parave e Benjamin Franklin!
Benjamin Franklin është njeriu më i famshëm në Amerikë, jo vetëm sepse ishte një nga baballarët themelues të Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha për......

Tregjet e orizit drejt trazirave të reja pasi Tajlanda po inkurajon fermerët të mbjellin më pak të korra!
Tajlanda, eksportuesi i dytë më i madh në botë i orizit, po inkurajon fermerët e saj të mbjellin më pak të korrat në një përpjekje për të kursyer ujin, një......

BE paralajmëron vendet në zhvillim - “Rusia synon të krijojë varësi të reja me grurë të lirë”
Bashkimi Europian ka paralajmëruar vendet në zhvillim se Rusia po ofron grurë me çmim të lirë "për të krijuar varësi të reja duke rritur pasigurinë globale të......

Mbetjet ilegale: Polonia i drejtohet BE-së për ‘grindjen’ me Gjermaninë për pretendimet e paligjshme!
Zjarri muajin e kaluar në deponinë në Zielona Gora ka sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e menaxhimit të mbetjeve në Poloni. Magazinimi dhe trajtimi......

Kostot e duhanit dhe alkoolit - Raporti/ Franca humbet më shumë nga përdorimi, sesa fiton në taksa
Një raport i ri ka zbuluar se qeveria e Francës humbet më shumë para’ për shkak të jetëve të humbura dhe shpenzimeve parandaluese për përdorimin e alkoolit dhe......

Mbështetje zinxhirëve kryesorë të furnizimit - Italia planifikon një fond prej të paktën 2 miliardë euro
Italia planifikon të krijojë një fond me të paktën 2 miliardë euro për të forcuar zinxhirët e furnizimit me rëndësi strategjike. Fondi “Made in Italy” do të......

Ndryshimet klimatike prekin bujqësinë - Kultivuesit e rrushit në Itali, përballen me pasojat
Ndryshimet klimatike dhe ekstremitetet e shpeshta të motit po kërcënojnë gjithnjë e më shumë industritë historike të vreshtarisë dhe verës në Itali. Korriku,......