Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online - Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë

Sondazhet e Barometrit të Ballkanit sistemohen, analizohen dhe prezantohen në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të Biznesit”. “Scan Intel” këtë herë është ndalur në Anketën e Opinionit të Biznesit për të parë se sa janë angazhuar bizneset e rajonit vitin e kaluar në blerjet dhe shitjet online të mallrave.
Të dhënat për vitin 2023 tregojnë se Shqipëria ka normën më të lartë të bizneseve të cilat janë përgjigjur se blejnë ose shesin mallra online gati çdo ditë. Janë 20% e ndërmarrjeve shqiptare të cilat janë shprehur se janë angazhuar çdo ditë vitin e kaluar, pra vitin 2022, në shitje dhe blerje online të produkteve të ndryshme. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, kjo normë për Shqipërinë është rritur me 5 pikë përqindje. Pas Shqipërisë ndjekin Serbia dhe Bosnje Hercegovina me 14% të bizneseve të cilat janë thënë se blejnë ose shesin online çdo ditë. Normën me të ulët në rajon sa i përket këtij treguesi e regjistron Kosova me 5% të biznese të cilat tregtojnë mallra online çdo ditë, ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kanë këtë tregues në 7% dhe 9% përkatësisht.
Kosova dhe Bosnje Herceegovina kanë normën më të lartë të bizneseve të cilat janë shprehur se kanë kryer blerje ose shitje online një herë në muaj, me 16% dhe 15%. Në Shqipëri rreth 9% e ndërmarrjeve të intervistuara janë përgjigjiur se kanë tregtuar mallra online një herë në muaj, ndërkohë janë vetëm 1% e tyre që kanë thënë se blejnë ose shesin online një herë në tre muaj.
Nga ana tjetër të dhënat thonë se 19% e tyre blejnë ose shesin produkte online herë pas here dhe 52% e bizneseve shqiptare nuk janë angazhuar fare vitin e kaluar. Referuar grafikut, Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kanë normën më të ulët të ndërmarrjeve të cilat vitin e kaluar nuk janë angazhuar fare në blerje dhe shitje online, ndërkohë Serbia ka normën më të lartë me 71%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Ideja kundër falsifikimit të parave e Benjamin Franklin!
Benjamin Franklin është njeriu më i famshëm në Amerikë, jo vetëm sepse ishte një nga baballarët themelues të Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha për......

Tregjet e orizit drejt trazirave të reja pasi Tajlanda po inkurajon fermerët të mbjellin më pak të korra!
Tajlanda, eksportuesi i dytë më i madh në botë i orizit, po inkurajon fermerët e saj të mbjellin më pak të korrat në një përpjekje për të kursyer ujin, një......

BE paralajmëron vendet në zhvillim - “Rusia synon të krijojë varësi të reja me grurë të lirë”
Bashkimi Europian ka paralajmëruar vendet në zhvillim se Rusia po ofron grurë me çmim të lirë "për të krijuar varësi të reja duke rritur pasigurinë globale të......

Mbetjet ilegale: Polonia i drejtohet BE-së për ‘grindjen’ me Gjermaninë për pretendimet e paligjshme!
Zjarri muajin e kaluar në deponinë në Zielona Gora ka sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e menaxhimit të mbetjeve në Poloni. Magazinimi dhe trajtimi......

Kostot e duhanit dhe alkoolit - Raporti/ Franca humbet më shumë nga përdorimi, sesa fiton në taksa
Një raport i ri ka zbuluar se qeveria e Francës humbet më shumë para’ për shkak të jetëve të humbura dhe shpenzimeve parandaluese për përdorimin e alkoolit dhe......

Mbështetje zinxhirëve kryesorë të furnizimit - Italia planifikon një fond prej të paktën 2 miliardë euro
Italia planifikon të krijojë një fond me të paktën 2 miliardë euro për të forcuar zinxhirët e furnizimit me rëndësi strategjike. Fondi “Made in Italy” do të......

Ndryshimet klimatike prekin bujqësinë - Kultivuesit e rrushit në Itali, përballen me pasojat
Ndryshimet klimatike dhe ekstremitetet e shpeshta të motit po kërcënojnë gjithnjë e më shumë industritë historike të vreshtarisë dhe verës në Itali. Korriku,......

Europianët i rikthehen me ngurrim kondicionerëve ne mesin e valës së të nxehtit!
Periudha në të cilën temperaturat arritën në 40C përkoi me kulmin e përdorimit të energjisë elektrike që iu afrua nivelit më të lartë të të gjitha kohërave të......