Investimet për ujë kërkojnë 162 mld lekë - 45% do sigurohen nga tarifat që paguajnë qytetarët, do duhet të rriten me 75%

Arritja e objektivëve për furnizim 24 orë me ujë dhe rrjet kanalizimesh deri në vitin 2030 kërkon një vlerë financimi prej rreth 162 mld lekë, 92% e të cilave janë kosto për investime. Por, teksa hendeku financiar rezulton në 10%, shuma tjetër pritet të sigurohet në një masë të madhe nga rritja e tarifave, që pagujanë abonentët. Gjithçka përcaktohet në Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2022-2030, që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Sipas dokumentit, nga tarifat do të mbulohet 45% e kostove totale, ndërsa pjesa tjetër ndahet midis taksave, me 25% të totalit dhe transfertave me 30% të totalit. Ndaj, tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030, ndërsa sipas dokumentit, rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë pasi tarifa mbetet nën pragun që mban në konsideratë Enti Rregullator i Ujit, sipas të ardhurave të familjeve. Madje konsiderohet e përballueshme edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulta.
“Për më tepër, tarifa mesatare mbetet tre herë më e ulët se pragu i përballueshmërisë, duke theksuar se ka ende hapësirë për të rritur tarifat me qëllim përmirësimin e performancës financiare të shoqërive”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Ndërkaq, sa I takon objektivëve për t’u arritur parashikohet që furnizimi me ujë të rritet gradualisht, duke arritur në 20 orë, në vitin 2027, 21 orë në vitin 2028, 22.5 orë në vitin 2029 dhe 24 orë në vitin 2030. Ndërohë që, mbulimi me kanalizme nuk do të mundësohet për të gjithë terriotrin, deri në vitin 2030, teksa sipas strategjisë synohet të arrihet në masën 65.5%.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Fashë për energjinë, brenda 2023 - Qeveria rikthen planin për shtrenjtimin, s’ka detaje për nivelin që do aplikohet
Qeveria iu është rikthyer planeve për vendosjen e fashave të energjisë, duke parashikuar rritje për një kategori abonentësh brenda këtij viti. Gjithçka......

Zhvlerësimi i euros, 5 mijë biznese në vështirësi - Eksportuesit kërkojnë ekspertizë të institucioneve financiare ndërkombëtare
Zhvlerësimi i euros ka vënë në vështirësi aktivitetin e bizneseve prodhuese dhe eksportuese shqiptare. Së fundmi zyra e unifikuar e shoqatave të eksportit,......

Çmimet dhe kursi i euros, situatë e favorshme deri në 2026 - Buxheti afatmesëm, të ardhurat do të rriten me 23% për tre vitet në vijim
Ndërsa prej dy vitesh po përjeton një situatë të favorshme buxhetore për shkak të shtimit të të ardhurave nga rritja e çmimeve, por edhe mbiçmimit të lekut në......

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online - Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë
Sondazhet e Barometrit të Ballkanit sistemohen, analizohen dhe prezantohen në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të......

Ideja kundër falsifikimit të parave e Benjamin Franklin!
Benjamin Franklin është njeriu më i famshëm në Amerikë, jo vetëm sepse ishte një nga baballarët themelues të Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha për......

Tregjet e orizit drejt trazirave të reja pasi Tajlanda po inkurajon fermerët të mbjellin më pak të korra!
Tajlanda, eksportuesi i dytë më i madh në botë i orizit, po inkurajon fermerët e saj të mbjellin më pak të korrat në një përpjekje për të kursyer ujin, një......

BE paralajmëron vendet në zhvillim - “Rusia synon të krijojë varësi të reja me grurë të lirë”
Bashkimi Europian ka paralajmëruar vendet në zhvillim se Rusia po ofron grurë me çmim të lirë "për të krijuar varësi të reja duke rritur pasigurinë globale të......

Mbetjet ilegale: Polonia i drejtohet BE-së për ‘grindjen’ me Gjermaninë për pretendimet e paligjshme!
Zjarri muajin e kaluar në deponinë në Zielona Gora ka sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e menaxhimit të mbetjeve në Poloni. Magazinimi dhe trajtimi......