Rinovim i 980 godinave publike - Plani për dekarbonizimin e sektorit, për 3 vite nevojiten 113 mln euro

Rreth 980 objekte publike pritet të rinovohen deri në vitin 2027, sipas draft Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, që parashikon ndërhyrje të thella në stokun ekzistues të ndërtesave publike dhe rezidenciale, me synimin për dekarbonizimin e plotë të sektorit të ndërtesave deri në vitin 2050.
Dokumenti është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas miratimit të Strategjisë Afatgjatë të Rinovimit të Stokut të Ndërtesave.
Sipas të dhënave të planit, për periudhën 2025–2027 pritet të rinovohen rreth 980 ndërtesa publike bashkiake dhe qendrore, me një investim total prej mbi 113 milionë eurosh. Megjithatë, plani merr në konsideratë vitin 2025, por fakti që ai nuk është miratuar ende nënkupton që do të ketë shtyrje.
Sipas dokumentit për vitin 2025 ishte planifikuar rinovimi i 306 ndërtesave publike, me një fond prej 35.2 mln eurosh. Ndërkohë në vitin 2026 parashikohet ndërhyrja në 327 objekte me 37.6 mln euro, ndërsa në vitin 2027, numri i ndërtesave që do të duhet përfshihen në procesin e rinovimit do të duhet të arrijë në 347, me 40 mln euro investime.
Plani përcakton një trajektore kombëtare rinovimi me objektiva për vitet 2030, 2040 dhe 2050, si dhe standarde minimale të performancës energjetike për ndërtesat e reja dhe ekzistuese. Ai synon të mobilizojë investime publike dhe private në fushën e energjisë dhe ndërtimit, duke krijuar një treg të ri për teknologjitë e gjelbra dhe punësim në sektorin e ndërtimit dhe energjisë së pastër.
Sipas draftit stoku i ndërtesave shqiptare konsumon mbi 37% të energjisë totale të vendit, duke qenë ndër sektorët me konsumin më të lartë të energjisë në vend. Ndërkohë, deri në vitin 2050 pritet që ndërhyrjet e parashikuara të reduktojnë ndjeshëm këtë nivel përmes izolimit termik, sistemeve efikase të ngrohjes dhe përdorimit të burimeve të rinovueshme.
Bizneset, kredi me shumicë për investime afatgjata - BSH: Vetëm 30% e përdorin për shpenzimet afatshkurtra operative të aktivitetit
Bizneset marrin kredi kryesisht për të realizuar investime afatgjata. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, janë rritur bizneset që aplikojnë për kredi......
Rreth 10.2 milionë të huaj në Shqipëri për 9 muaj/ Rritje me 15.3% e hyrjeve për qëllime biznesi gjatë shtatorit
Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve dhe daljeve të......
“Realizuam Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias” - Kreu i AMA, Armela Krasniqi, në takimin e 62-të të EPRA-s
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në......
Bllokohen mallra të dyshuara si falsifikime në Portin e Durrësit!
Dogana Shqiptare njofton se gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura......
Nis hartimi i rregullave për qarkullimin e monopatinave - Koçiu: Nga standardet teknike tek zonat e lejuara!
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi sot në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore për......
Bllokohen 4 ton pesticide të skaduara - AKU inspektime në Tiranë, Durrës dhe Lezhë
Afro 4 ton produkte të mbrojtjes së bimëve janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka kryer disa inspektime ne disa biznese, në qarqet......
BE kërkon fuqi punëtore të kualifikuar - Gonzato: Investoni për të qenë konkurrues! Manjani: Fokusi tek aftësitë
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndër të tjera sjell edhe një sfidë kyçe, një kapital human të gatshëm për të përballuar tregun europian të......
Katër rrugët, që marrin 2.4 mld lekë shtesë - Projektet/ Nga bypass-i i Tiranës, te zgjidhja e trafikut në autostradën Tiranë-Elbasan
Ndryshimet në buxhetin 2025, përmes Aktit Normativ të qeverisë, akordojnë 2.4 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme rrugore. Më konkretisht,......




