Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2025, 16:48

“Bashkëpunim me hekurudhën zvicerane”/ Balluku: Në të ardhmen, Shqipëria pjesë e korridoreve europiane

Nga Diamila Leka

“Bashkëpunim me hekurudhën zvicerane”/ Balluku: Në

Investimet madhore në linjat hekurudhore të vendit tonë do ta përfshijnë në korridoret europiane. Në këtë drejtim, Shqipëria pritet të marrë asistencë edhe nga Zvicra. Deklarata është bërë nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

"Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.

Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës,"- tha Balluku.

Hekurudha Tiranë-Durrës me zgjatimin për në aeroportin e Rinasit pritet të hapet për qarkullimin vitin e ardhshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat