Paqja fiskale nis zbatimin në 2026/ Rama: Mesazh pozitiv për sipërmarrjen. Rriten të ardhurat në buxhet, ulet informaliteti
Marrëveshja e Paqes Fiskale do të nisë zbatimin në 2026, por deri atëherë duhet të sigurohet hartimi me sukses i kësaj pakete. Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në një takim me ekspertët financiarë, i cili shtoi ndër të tjera se nga kjo do të rriten të ardhurat për buxhetin e shtetit dhe ulet informaliteti.
“Është shumë e rëndësishme që paqja fiskale të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse paqja fiskale konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit”, deklaroi Kryeministri.
Nga ana tjetër, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se përmes nismave të kësaj natyre do të garantohet një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.
“Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz, përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, tha Malaj.
Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të vihet në jetë përmes “Paqes Fiskale” 2026–2029. Me këtë do të çelet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta.
Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore.
Qëllimi i kësaj pakete është një taksim më i drejtë dhe transparent për bizneset.
“Bashkëpunim me hekurudhën zvicerane”/ Balluku: Në të ardhmen, Shqipëria pjesë e korridoreve europiane
Investimet madhore në linjat hekurudhore të vendit tonë do ta përfshijnë në korridoret europiane. Në këtë drejtim, Shqipëria pritet të marrë asistencë edhe......
Punësimi sezonal, “trampolinë” për emigrim përfundimtar - Aruçi: Gjermania ka shtuar kërkesat, 50 mijë kuota për punonjës nga rajoni
Punësimi sezonal jashtë vendit po bëhet çdo vit e më i kërkuar nga qytetarët shqiptarë, veçanërisht drejt Gjermanisë. Studentët, por edhe punëtorët e......
Rinovim i 980 godinave publike - Plani për dekarbonizimin e sektorit, për 3 vite nevojiten 113 mln euro
Rreth 980 objekte publike pritet të rinovohen deri në vitin 2027, sipas draft Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, që parashikon ndërhyrje të thella......
Bizneset, kredi me shumicë për investime afatgjata - BSH: Vetëm 30% e përdorin për shpenzimet afatshkurtra operative të aktivitetit
Bizneset marrin kredi kryesisht për të realizuar investime afatgjata. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, janë rritur bizneset që aplikojnë për kredi......
Rreth 10.2 milionë të huaj në Shqipëri për 9 muaj/ Rritje me 15.3% e hyrjeve për qëllime biznesi gjatë shtatorit
Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të fluksit të hyrjeve dhe daljeve të......
“Realizuam Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias” - Kreu i AMA, Armela Krasniqi, në takimin e 62-të të EPRA-s
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në......
Bllokohen mallra të dyshuara si falsifikime në Portin e Durrësit!
Dogana Shqiptare njofton se gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura......
Nis hartimi i rregullave për qarkullimin e monopatinave - Koçiu: Nga standardet teknike tek zonat e lejuara!
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi sot në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore për......




