Ndryshon taksa mbi pasurinë e paluajtshme - Qeveria nxjerr për konsultim projektligjin. Ja sa do të paguhet

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, që synon të mbledhë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit. Kjo taksë do të llogaritet duke shumëzuar vlerën e taksueshme të pasurisë së paluajtshme me shkallën e zbatueshme të taksës. Por, sa do të jetë kjo taksë?
Në dokument shpjegohet se për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,1% deri në 0,2%, ndërsa për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore apo blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,15% deri në 0,25%.
Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,15% deri 0,25% dhe po në këtë nivel edhe për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale.
Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore apo blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë nga 0,1% deri 0,3% dhe po në të njëjtat nivele edhe për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, si dhe për ato parcela, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale.
Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara ne vendimin e Këshillit të Ministrave.
Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si perqindje e bazës se taksës, është 0,05% për njësinë e ndërtesës që përdoret për banim, 0,2% për njësinë e ndërtesës që përdoret për veprimtari ekonomike dhe 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoj atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Kategoritë dhe niveli i rritjes së pagave në 2024 - 18,858 mjekëve e infermierëve 26-34%, 6,756 ushtarakëve 4-22%, policia e burgjeve 22-36%
Ndërsa ka bërë me dije synimin e rritjes së pagave në administratën publike për periudhën 2024-2026, në dokumentin e parashikimeve afatmesme buxhetore, qeveria......

Investimet për ujë kërkojnë 162 mld lekë - 45% do sigurohen nga tarifat që paguajnë qytetarët, do duhet të rriten me 75%
Arritja e objektivëve për furnizim 24 orë me ujë dhe rrjet kanalizimesh deri në vitin 2030 kërkon një vlerë financimi prej rreth 162 mld lekë, 92% e të cilave......

Fashë për energjinë, brenda 2023 - Qeveria rikthen planin për shtrenjtimin, s’ka detaje për nivelin që do aplikohet
Qeveria iu është rikthyer planeve për vendosjen e fashave të energjisë, duke parashikuar rritje për një kategori abonentësh brenda këtij viti. Gjithçka......

Zhvlerësimi i euros, 5 mijë biznese në vështirësi - Eksportuesit kërkojnë ekspertizë të institucioneve financiare ndërkombëtare
Zhvlerësimi i euros ka vënë në vështirësi aktivitetin e bizneseve prodhuese dhe eksportuese shqiptare. Së fundmi zyra e unifikuar e shoqatave të eksportit,......

Çmimet dhe kursi i euros, situatë e favorshme deri në 2026 - Buxheti afatmesëm, të ardhurat do të rriten me 23% për tre vitet në vijim
Ndërsa prej dy vitesh po përjeton një situatë të favorshme buxhetore për shkak të shtimit të të ardhurave nga rritja e çmimeve, por edhe mbiçmimit të lekut në......

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online - Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë
Sondazhet e Barometrit të Ballkanit sistemohen, analizohen dhe prezantohen në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të......

Ideja kundër falsifikimit të parave e Benjamin Franklin!
Benjamin Franklin është njeriu më i famshëm në Amerikë, jo vetëm sepse ishte një nga baballarët themelues të Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha për......

Tregjet e orizit drejt trazirave të reja pasi Tajlanda po inkurajon fermerët të mbjellin më pak të korra!
Tajlanda, eksportuesi i dytë më i madh në botë i orizit, po inkurajon fermerët e saj të mbjellin më pak të korrat në një përpjekje për të kursyer ujin, një......