Shqipëria Postuar më 3 Gusht 2023, 15:26

Kategoritë dhe niveli i rritjes së pagave në 2024 - 18,858 mjekëve e infermierëve 26-34%, 6,756 ushtarakëve 4-22%, policia e burgjeve 22-36%

Nga SCAN TV
Kategoritë dhe niveli i rritjes së pagave në 2024 - 18,858

Ndërsa ka bërë me dije synimin e rritjes së pagave në administratën publike për periudhën 2024-2026, në dokumentin e parashikimeve afatmesme buxhetore, qeveria ka përcaktuar në mënyrë të detajuar edhe sektorët dhe kategoritë e nëpunësve të cilët do përfitojnë prej saj. Në mënyrë specifike, qeveria parashikon që gjatë vitit 2024 të përfitojnë nga politika e rritjes së pagave 18,858 punonjës të sistemit shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26% në 34% të pagës bruto.

Po ashtu 6,756 punonjës të Forcave të Armatorura do përfitojnë rritje të pagës për gradë me 4- 22% për vitin 2024. Rreth 12,120 punonjës të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7 % për vitin 2023 dhe 21-35% në vitin 2024; Rreth 3.566 punonjës të Policisë së Burgjeve, të cilët përfitojnë rritje të pagës për gradë me 7% për vitin 2023 dhe 22-36% në vitin 2024.

Në dokument vihet theksi te mbështetja e fermerëve ku synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t'i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 565 954 të punësuar të parashikuar në vitin 2024 në 568 000 të punësuar në vitin 2026).

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......