Krifca: Mbi 33 mijë karta të naftës falas të shpërndara deri tani

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca njoftoi sot se AZHBR vazhdon mbështetjen e fermerëve me naftë pa taksa, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, nga Skema Kombëtare 2023.
Sipas njoftimit përmes kësaj mase, fermerët përfitojnë ulje të kostove të punimeve, duke ndikuar në rritjen e prodhimit dhe kështu ata përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë pa taksa për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Ministrja informoi se, sasia e naftës së përcaktuar mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023. Sipas saj, qeveria po zbaton prej tre vitesh skemën mbështetëse të naftës pa taksa për bujqësinë, duke lehtësuar buxhetet e fermerëve në punët e bujqësisë. Buxheti adresuar kësaj skeme ka ardhur në rritje, teksa është rritur edhe interesi i fermerëve për të përfituar nga kjo masë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, krahasuar me vitin 2021, këtë vit numri i aplikantëve në skemën e naftës pa taksa për bujqësinë është më shumë se dyfish, nga sa ishte një vit më parë. Çka tregon se, fermerët kanë rritur besimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes.
Krifca shprehet se ndihet e privilegjuar për këtë besim të shtuar të fermerëve dhe komunitetit rural, pasi sipas saj, interesi tyre ndaj AZHBR është rritur. “Kjo skemë po vazhdon zbatimin me sukses dhe sot është nevojë shumë e madhe duke parë dhe rritjen e çmimit të naftës në treg. Skema e naftës pa taksa për fermerin lehtëson kostot e prodhimit, teksa synon mbështetjen e prodhimit vendas bujqësor. Ekspertët e vlerësojnë skemën e naftës si mbështetjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë fermerëve nëpërmjet skemës kombëtare,” thuhet në njoftim.
Krifca bëri të ditur se, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.
Edel Strazimri / SCAN
Sondazh

Ndryshon taksa mbi pasurinë e paluajtshme - Qeveria nxjerr për konsultim projektligjin. Ja sa do të paguhet
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, që synon të mbledhë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.......

Kategoritë dhe niveli i rritjes së pagave në 2024 - 18,858 mjekëve e infermierëve 26-34%, 6,756 ushtarakëve 4-22%, policia e burgjeve 22-36%
Ndërsa ka bërë me dije synimin e rritjes së pagave në administratën publike për periudhën 2024-2026, në dokumentin e parashikimeve afatmesme buxhetore, qeveria......

Investimet për ujë kërkojnë 162 mld lekë - 45% do sigurohen nga tarifat që paguajnë qytetarët, do duhet të rriten me 75%
Arritja e objektivëve për furnizim 24 orë me ujë dhe rrjet kanalizimesh deri në vitin 2030 kërkon një vlerë financimi prej rreth 162 mld lekë, 92% e të cilave......

Fashë për energjinë, brenda 2023 - Qeveria rikthen planin për shtrenjtimin, s’ka detaje për nivelin që do aplikohet
Qeveria iu është rikthyer planeve për vendosjen e fashave të energjisë, duke parashikuar rritje për një kategori abonentësh brenda këtij viti. Gjithçka......

Zhvlerësimi i euros, 5 mijë biznese në vështirësi - Eksportuesit kërkojnë ekspertizë të institucioneve financiare ndërkombëtare
Zhvlerësimi i euros ka vënë në vështirësi aktivitetin e bizneseve prodhuese dhe eksportuese shqiptare. Së fundmi zyra e unifikuar e shoqatave të eksportit,......

Çmimet dhe kursi i euros, situatë e favorshme deri në 2026 - Buxheti afatmesëm, të ardhurat do të rriten me 23% për tre vitet në vijim
Ndërsa prej dy vitesh po përjeton një situatë të favorshme buxhetore për shkak të shtimit të të ardhurave nga rritja e çmimeve, por edhe mbiçmimit të lekut në......

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online - Barometri i Ballkanit: Rreth 20% tregtojnë mallra online gati çdo ditë
Sondazhet e Barometrit të Ballkanit sistemohen, analizohen dhe prezantohen në dy raportet që janë “Anketa e Opinionit Publik” dhe “Anketa e Opinionit të......

Ideja kundër falsifikimit të parave e Benjamin Franklin!
Benjamin Franklin është njeriu më i famshëm në Amerikë, jo vetëm sepse ishte një nga baballarët themelues të Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha për......