U paralajmërua shkrirja për bordin e karburanteve - Gjyakata Kushtetuese, asnjë sinjal për vendimmarrje edhe pas padisë së opozitës

U ngrit në prill 2022, pak pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, por vijon ende të marrë vendime edhe pas deklaratave të herëpasherëshme të Qeverisë se do të shkrihet në momentin kur nuk do jetë më i nevojshëm. Bordi i Transparencës së karburanteve është një prej strukturave të përkohëshme vendimarrëse shtetërore, i cili zor se ka konkurrentë sa i përket vëmendjes që i kanë kushtuar qytetarët shqiptarë.
Ai u ngrit për të mbajtur nën kontroll çmimet e benzinës, naftës e të gazit pas akuzave se kompanitë hidrokarbure shqiptare po abuzonin me çmimet që në fillim të vitit, për të shkuar rreth kuotave 260 lekë për litër në pranverë.
Që prej asaj periudhe bordi ka ndërmarrë dhjetëra vendime për vendosjen e çmimeve tavan.
Ndërsa së fundmi, Gjykata Kushtetuese vlerësoi si të paligjshëm Bordin e Transparencës së Ushqimeve, publiku shqiptar po pret një vendim të ngjashëm edhe për bordin e karburanteve. Opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe këtë bord, por ende nuk ka asnjë të dhënë prej saj për një vendimmarrje të mundëshme.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kategoritë që përfitojnë nga ulja e taksës së pronës 6-8% - Eksperti i pasurive: Vendimi i vonuar, niveli 15% mbante në ngërç tregun
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Arbër Brahaj, e ka quajtur shumë të vonuar paralajmërimin e kadastrës për uljen në 6 apo 8% të tatimfitimit prej 15% të......

“Rrëzimi” i bordit të çmimeve, vendim i pritshëm - Zef Preçi: Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë njëlloj edhe me bordet e tjera
Shpallja jokushtetuese e bordit të transparencës për ushqimet, për ekspertët dhe politikanët që e paditën atë është një vendim I pritshëm. Eksperti Zef......

Çfarë po e “kuron” skemën e pensioneve? - Të ardhurat nga kontributet rriten me 79 milionë euro, por “gropa” thellohet
Viti 2022 ka rezultuar i mbarë sa i takon të ardhurave të mbledhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në buxhetin e shtetit. Sipas të......

Gati planet e menaxhimit të baseneve ujore - Dokumentet, bazë për planifikimin e investimeve në lumin Mat, Ishëm dhe Erzen
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka finalizuar draft-planet për menaxhimin e baseneve ujore të lumenjve Mat, Ishëm dhe Erzen. 3 dokumente që do të......

Pak vjedhje energjie të kapura! - Në vitin 2022, OSHEE faturoi si dëm ekonomik rreth 25 000 mWh energji
Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël të tyre. Sipas......

Ku i mori Qeveria 2 Mld Euro borxh në 2 vite? - Sytë nga bonot e thesarit e obligacionet, 60% e huasë publike nga bankat e qytetarët
Ndërsa borxhi publik i Shqipërisë është rritur me më shumë se 2 miliardë euro në dy vitet e fundit, duke kaluar kuotën e 12 miliardë eurove, shifrat tregojnë......

Inflacioni zbret në 7.1% sipas Eurostat - Edhe në janar, mbetemi mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon dhe Europë
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Bumi në të ardhurat e bankave europiane tregon se Eurozona pritet të ngecë në vend se të tkurret!
Bankat europiane, të cilat gëzonin një tremujor të katërt të shkëlqyer që solli një rritje të fitimeve në nivelet më të larta të 15 viteve, janë ende të lira......