Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2023, 14:25

Kategoritë që përfitojnë nga ulja e taksës së pronës 6-8% - Eksperti i pasurive: Vendimi i vonuar, niveli 15% mbante në ngërç tregun

Nga SCAN TV
Kategoritë që përfitojnë nga ulja e taksës së

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Arbër Brahaj, e ka quajtur shumë të vonuar paralajmërimin e kadastrës për uljen në 6 apo 8% të tatimfitimit prej 15% të shitjes së pronave.

Ai tha se një vendim i tillë do të cclirontë tregun e pasurive, në një kohë që përfitues kryesorë do të ishin qytetarët që zotërojnë apartamente apo ndërtime ekzistente, në një kohë që më pak përfitime do të kenë prej saj bizneset.

Sipas Brahajt, tregu i pasurive do të vijojë të jetë dinamik edhe këtë vit, veçanërisht prej kërkesës shumë të lartë për apartamente.

Lorenc Rabeta/SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat