Pak vjedhje energjie të kapura! - Në vitin 2022, OSHEE faturoi si dëm ekonomik rreth 25 000 mWh energji

Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël të tyre. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, të siguruara nga TV SCAN, për vitin 2022 janë faturuar si dëm ekonomik 25 215 mWh energji, ndërkohë që niveli i vjedhjeve është shumë herë më i lartë.
Për 8-mujorin e vitit që lamë pas u vodhën 338 096 mWh energji, ndërkohë që ndonëse shifra vjetore nuk është publikuar ende, tregon qartë se vetëm një sasi e vogël e saj iu shit klientëve si dëm ekonomik. Prej vitit 2020, kushdo që vjedh energjinë elektrike penalizohet me ‘gjobë kilovatësh” apo thënë ndryshe, sasia e energjisë e konsumuar në formë të paligjshme, konvertohet në lekë dhe faturohet.
Rregullorja i jep të drejtë çdo përdorues të rrjetit për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se kjo e fundit nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren.
Ndërkaq, niveli i lartë i vjedhjeve të energjisë, që përfshihet te humbjet joteknike i kushton buxhetit të Koproratës Elektoroenergjetike Shqiptare miliona euro, duke marrë në konsideratë çmimet e larta me të cilin blihet energjia. Kjo faturë rritet edhe më tej për mbulimin e humbjeve totale, ku futen edhe humbjet teknike për shkak të rrjetit të amortizuar, që janë edhe më të larta se vjedhjet.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Ku i mori Qeveria 2 Mld Euro borxh në 2 vite? - Sytë nga bonot e thesarit e obligacionet, 60% e huasë publike nga bankat e qytetarët
Ndërsa borxhi publik i Shqipërisë është rritur me më shumë se 2 miliardë euro në dy vitet e fundit, duke kaluar kuotën e 12 miliardë eurove, shifrat tregojnë......

Inflacioni zbret në 7.1% sipas Eurostat - Edhe në janar, mbetemi mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon dhe Europë
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Bumi në të ardhurat e bankave europiane tregon se Eurozona pritet të ngecë në vend se të tkurret!
Bankat europiane, të cilat gëzonin një tremujor të katërt të shkëlqyer që solli një rritje të fitimeve në nivelet më të larta të 15 viteve, janë ende të lira......

Rritja më e madhe e pagave në dy dekada – Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë pranon kërkesat e sindikatave!
Toyota Motor Corp, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, tha se do të pranonte një kërkesë të sindikatës për rritjen më të madhe të pagës bazë në 20 vjet......

Bordi i ushqimeve që funksionoi vetëm në letra! - 12 anëtarët u mblodhën 3 herë për të monitoruar abuzimet me çmimet
Lufta në Ukrainë e cila filloi në Shkurt të 2022-shit, tronditi tregjet ndërkombëtare, efekte të cilat prekën edhe vendin tonë, kryesisht në produktet e......

Gazi, BE përshpejton reduktimin e varësisë nga Rusia - Ulja e kërkesës dhe energjia diellore, arsyet kryesore
Në vjeshtën e vitit 2021, kur Moska po reduktonte ndjeshëm furnizimet me gaz për Europën dhe rreziku i një pushtimi rus të Ukrainës po afrohej, plani i BE-së......

Rritet kërkesa për naftë në vitin 2023 - Morgan Stanley, 36% më shumë. Forcohet oferta nga Rusia
Morgan Stanley e ka rritur vlerësimin e progresit të kërkesës botërore për naftë për këtë 12 mujor me rreth 36%, duke përmendur rritjen e vrullit për shkak të......

Franca përjeton dimrin më të thatë prej dekadash - Vendi, në gjendje alarmi për shkak të mungesës së reshjeve
Franca po përballet me thatësirë rekord pas më shumë se 60 viteve, si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë dimrit. Pas një muaji pa reshje të konsiderueshme,......