Franca përjeton dimrin më të thatë prej dekadash - Vendi, në gjendje alarmi për shkak të mungesës së reshjeve

Franca po përballet me thatësirë rekord pas më shumë se 60 viteve, si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë dimrit. Pas një muaji pa reshje të konsiderueshme, vendi është tashmë në gjendje alarmi. Zyrtarët lokalë do të mblidhen javën e ardhshme për të vlerësuar situatën për cdo territor sipas deklaratës së ministrit francez të tranzicionit ekologjik.
Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar në Francë, sipas agjencisë kombëtare të motit Météo-France. Por temperatura rekord u shënuan në vende të tjera të Europës si në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali. Temperaturat e nxehta shkaktuan kushte thatësire nga të cilat shumë rajone ende nuk janë rimëkëmbur. Reshjet e borës në Alpet italiane janë ulur me 53% dhe nivelet e ujit në pellgun Po të lumit më të madh të Italisë janë 61% nën normalen, sipas studiuesve.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall korrikun e kaluar në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin Po për shkak të thatësirës së vitit 2022. Baticat e ulëta në Venecia kanë bërë që gondolat dhe taksitë e ujit të mos jenë në gjendje të lëvizin për shkak të kanaleve me baltë dhe themelet e ndërtesave në Kanalin e Madh tashmë janë të ekspozuara.
Muajin e kaluar, një raport i publikuar nga “Nature Climate Change” paralajmëroi se Alpet, vargmali më i rëndësishëm malor i Europës për furnizimin e lumenjve, kishin regjistruar një reduktim prej 5.6% në kohëzgjatjen e mbulesës së borës për dekadë gjatë 50 viteve të fundit.
Thatësira në Itali ka ngritur pikëpyetje se si do të menaxhohen krizat e ujit, të cilat ekspertët thonë se do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Grupi italian i mjedisit Legambiente i ka bërë thirrje qeverisë për të rënë dakord për një strategji kombëtare të ujit.
Në Francë, ministri i tranzicionit ekologjik tha se kufizime "të buta" mund të vendosen pas takimit të së hënës së ardhshme me drejtuesit lokalë, që do të hyjnë në fuqi në mars për të shmangur "situatat katastrofike" gjatë muajve të verës. Mbulesa e borës në Pirenej dhe Alpe ishte gjithashtu dukshëm më e ulët se normalja gjatë një periudhe që konsiderohet vendimtare për rimbushjen e rezervave ujore nëntokësore të Francës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermania siguron gazin për dimrin e ardhshëm - Vendi nuk do të përballet me mungesa, pavarësisht rritjes së kërkesës
Gjermania nuk ka gjasa të përballet me mungesë gazi dimrin e ardhshëm dhe duhet të ndalojë konvertimin e terminaleve lundrues të gazit të lëngshëm natyror –......

Java me 4 ditë pune në Britani - Kurorëzohet me sukses eksperimenti. 9 në 10 kompani do e vazhdojnë
Projektin për javën katër-ditore të punës, e miratuan 61 biznese në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë spektrin e aktiviteteve. Si eksperiment ai rezultoi......

Rritje me 2.2% e ekonomisë botërore - Parashikimet e Citigroup, inflacioni global mbetet në nivelin 7%
Një ulje më pak e pjerrët parashikohet për ekonominë globale nga ekonomistët e Citigroup, të cilët tani po përmirësojnë pak parashikimet e tyre të rritjes.......

Makinat Mercedes-Benz do të kenë 'superkompjuter' – Kompania zbulon partneritetin me Google
Mercedes-Benz tha se është bashkuar me Google për navigimin dhe do të ofrojë "performancë super të ngjashme me kompjuterin" në çdo makinë me sensorë të......

'Projekti Giga' prej 64 miliardë dollarësh për të transformuar Arabinë Saudite! (FOTOT)
Mbretëria e Arabisë Saudite sapo ka nisur udhëtimin e saj turistik, por po ecën me hapa gjigantë dhe shumë ambicioz. Aq shumë, në fakt, sa vendi po i......

Ekspertët: Robotët do të kryejnë 39% të detyrave në shtëpi deri në vitin 2033
Brenda një dekade, rreth 39% e kohës së shpenzuar për punët e shtëpisë dhe kujdesin për të dashurit mund të automatizohen, thonë ekspertët. Studiuesit nga......

Von der Leyen: Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi!
“Litiumi dhe tokat e rralla së shpejti do të jenë më të rëndësishme se nafta dhe gazi”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shtatorin e......

Nafta zbret pranë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion pauze, pas 6 ditësh me radhë në rënie.......