Europa Postuar më 23 Shkurt 2023, 11:30

Java me 4 ditë pune në Britani - Kurorëzohet me sukses eksperimenti. 9 në 10 kompani do e vazhdojnë

Nga SCAN TV
Java me 4 ditë pune në Britani - Kurorëzohet me sukses

Projektin për javën katër-ditore të punës, e miratuan 61 biznese në Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë spektrin e aktiviteteve. Si eksperiment ai rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm, prandaj të dhënat  u prezantuan para parlamentit britanik, ndoshta me perspektivën për t'u bërë realitet për të gjithë punëtorët në Britani në të ardhmen e afërt.

Ideja për javën e punës katër-ditore është miratuar në mënyrë prove nga 61 biznese në Britani nga i gjithë spektri i aktiviteteve: nga bankat, kompanitë e teknologjisë dhe organizatat arsimore te konsulencat dhe nga bizneset me pakicë te grupet e kërkimit të talenteve.

Pothuajse 3 mijë punëtorë morën pjesë në eksperiment, të cilëve iu dha mundësia të punonin katër ditë në javë ose, në disa raste, pesë ditë, por me orar më të shkurtuar. Dhe e gjithë kjo, natyrisht, pa iu ulur rroga. Pas një testimi prej gjashtë muajsh, suksesi i tij është i dukshëm, pasi 56 nga 61 kompani - ekuivalente me nëntë nga dhjetë - vendosën ta zgjasin atë. Mes tyre janë 18 të cilët njoftuan se tani po e miratojnë atë në mënyrë të përhershme.

Motivimi i sipërmarrjeve dhe kriteri i suksesit të eksperimentit ishte rritja e produktivitetit, ku sipas të gjitha indikacioneve kishte një konstatim të përgjithshëm. Në të njëjtën kohë, motivimi i punonjësve ishte balancimi më i mirë mes karrierës dhe jetës familjare apo personale, gjë që dëshmon gjithashtu se eksperimenti ishte jashtëzakonisht i suksesshëm.

Duke folur me studiuesit që përpiluan rezultatet e eksperimentit, 39% e pjesëmarrësve thanë se ndjeheshin më pak të stresuar në punë, 40% thanë se flinin më mirë dhe 54% thanë se eksperimenti në fakt e bëri më të lehtë për ta që të balanconin karrierën e tyre me përgjegjësitë familjare. Përveç asaj që thanë vetë punonjësit, kompanitë njoftuan gjithashtu se gjatë eksperimentit kërkesat për pushim mjekësor nga punonjësit e tyre u ulën me 2/3, ndërsa largimet e punonjësve ishin 57% më pak. Kriteri për suksesin e programit pilot ishte rritja e produktivitetit.

Kompanitë njoftuan se të ardhurat e tyre u rritën mesatarisht me 1/3, krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2021. Por një raport i Financial Times thotë se ekziston një shqetësim i përhapur se përfitimet e produktivitetit mund të avullojnë kur regjimi i ri javor katërditor të bëhet i përhershëm.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat