Bota Postuar më 23 Shkurt 2023, 10:01

Nafta zbret pranë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm dhe investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion pauze, pas 6 ditësh me radhë në rënie. Investitorët janë të shqetësuar se, normat e larta të interesit për një kohë të gjatë do të ngadalësojnë ekonominë globale, për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 81 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi.

Procesverbali i takimit të fundit të Rezervës Federale tregoi se shumica e zyrtarëve e pranojnë se rreziqet e inflacionit të lartë do të jetë faktori kryesor për përcaktimin e politikave monetare. Nafta është gjendur nën presion edhe nga rritja e rezervave në SHBA.

Referuar të dhënave jozyrtare të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto u rritën me 9.9 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar. Që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, rezervat e naftës në SHBA kanë pasur vetëm tendencë në rritje. Analistët parashikonin një rritje me rreth 2.1 milionë fuçi. Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 23 Shkurt

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet sot me 107.8 lekë ndërsa shitet me 108.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë në raport me ditën e djeshme. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat