Bie 'Bordi i Ushqimeve'/ Gjykata Kushtetuese: Bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën Bordin që monitoron çmimet e produkteve ushqimore. Ndaj ,Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë. Bordi i Ushqimeve u krijua përmes një akti normativ të qeverisë me 18 mars të vitit 2022 me argumentin e frenimit të abuzimeve në kuadër të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””, si i papajtueshëm me Republikën e Shqipërisë. Shfuqizimin e ligjit nr. 51/2022, datë 09.06.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.
Lidhur me këtë çështje, Gjykata vlerësoi se aktet normative me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg” dhe nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”” nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës.
Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
Pranimin e kërkesës.
- Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
- Shfuqizimin e ligjit nr. 51/2022, datë 09.06.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Sondazh

Kush është MrBeast? - Bota ‘skandaloze’ e miliarderit të YouTube!
Jimmy Donaldson ndërtoi një perandori prej 54 milionë dollarësh me shaka të elaboruara dhe dhurata mahnitëse ‘giveaways’. Planet: Të bëhet krijuesi më i njohur......

Sa shpenzoi mesatarisht një familje shqiptare në një muaj? - Përllogaritjet/ Sa e ndryshoi rritja e çmimeve tendencën e konsumit
Në një kohë kur gjatë vitit 2022 çmimet e rritura sollën një tejngopje në arkën e shtetit, nga ana tjetër buxheti i familjeve shqiptare po varfërohej. Referuar......

Rritja e patentës, në “lupën” e Konkurrencës – Autoriteti do të vlerësojë tarifat e pagesës së përgatitjes për drejtues mjeti
Vetëm pak ditë më parë u bë me dije se tarifa për marrjen e patentës për drejtimin e mjetit do të rritet në 85 mijë lekë, sipas një marrëveshjeve ndërmjet......

“Thesi” i investimeve publike u hap në Dhjetor! - 45% e fondit total, afro 435 milionë euro u shpenzuan vetëm në 1 muaj
Ndërsa ecuria e investimeve publike përgjatë vitit 2022 ka qenë shumë e dobët, çka detyroi qeverinë të ndryshojë buxhetin dy herë brenda muajit Dhjetor,......

“Pyjet, jashtë kontrollit” - KLSH: Agjencia s’bën dot inspektime, 18 akte nënligjore nuk janë miratuar ende
Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve nxjerr në pah keqmenaxhimin e sektorit për shkak të mungesës së akteve......

Arabia Saudite: Jemi 'të hapur' ndaj tregtimit në monedha të tjera veç Dollarit amerikan - A është ky një dënim për monedhën e gjelbër? 3 arsye për të mos u shqetësuar!
Forumi Ekonomik Botëror 2023 i dha botës një vështrim të mirë në të ardhmen që elitat globale parashikojnë për të gjithë ne. Dhe kjo është shumë interesante.......

Si ndikuan çmimet stratosferike në arkën e shtetit? - Bilanci i vitit 2022, të ardhurat u rritën me 538 milionë euro, TVSH-ja zuri 48 %
Çmimet e larta të cilat rënduan në xhepat e qytetarëve shqiptarë përgjatë vitit 2022, janë përkthyer në më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Referuar......

Borxhi publik kalon pragun rekord 12 miliardë euro - Në dy vitet 2021-2022, Qeveria shtoi huamarrjen brenda e jashtë me 2 miliardë euro
Viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një nivel rekord borxhi publik, i cili për herë të parë ka kalur pragun prej 12 miliardë eurosh. Në dy vitet e......