Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2025, 13:09

Inovacioni e digjitalizimi, rruga e bizneseve për BE - Ibrahimaj: Një program i dedikuar për sipërmarrjet që të transformohen

Nga Elisabeta Dosku

Inovacioni e digjitalizimi, rruga e bizneseve për BE - Ibrahimaj: Një

Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian. Me të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian tashmë të hapur, qëndrueshmëria, tranzicioni i gjelbër dhe përqafimi i inovacionit dhe praktikat e përgjegjshme të bizneseve shqiptare,  janë domosdoshmëri për tu përballur me konkurrencën në tregun evropian.

Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit:

“Kemi hartuar një program që i dedikohet biznesit, për ta përgatitur atë  për tregun europian. Duhet të kuptojmë nevojat që kanë bizneset në automatizimin e proceseve, rritjen e standardeve por edhe në nivelin e edukimit. Inovacioni dhe digjitalizimi duhet të përqafohen për arritjen e objektivave të qëndrueshmërisë."

Niklas Ström, Ambasador i Suedisë në Tiranë:

“Ky është një moment transformimi për shtetin dhe Suedia është partner në këtë rrugë. Integrimi është mundësi e madhe për bizneset dhe qeverinë. Bizneset duhet të inovojnë që të arrijnë tregjet europiane. Nëse Shqipëria do të bëhet me jeshile, do të jetë me e besueshme për partnerët ndërkombëtare dhe për eksportet. Nëse doni të përfitoni si biznese nga integrimi, duhet të inovoni dhe të krijoni modele të reja biznesi."

Konferenca “Business2030” me temë “ Një e Ardhme e Qëndrueshme “Made in Albania” e organizuar nga UNDP Albania, në partneritet me Ambasadën e Suedisë, dhe agjencitë e OKB-së në Shqipëri, UNIDO, FAO dhe ILO, bëri bashkë përfaqësues të qeverisë, drejtues të biznesit, investitorë, partnerë zhvillimi, akademikë dhe inovatorë të rinj për të diskutuar se si sektori privat shqiptar mund të shfrytëzojë mundësitë që ofron tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat