Rreth 3.4 milionë shqiptarë të regjistruar në e-Albania/ U lëshuan rreth 856 mijë dokumente dhe 45.4 mln transaksione qeveritare

Platforma qeveritare e-Albania ka vijuar me ritme të larta përdorimi edhe gjatë muajit nëntor, duke regjistruar rreth 45.4 milionë transaksione qeveritare. Nëse e krahasojmë me muajin e shkuar, ka pasur një rritje domethënëse të këtyre transaksioneve. Kjo shifër konfirmon rritjen e vazhdueshme të varësisë ndaj shërbimeve digjitale dhe uljen e nevojës për paraqitje fizike në institucione.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përdoruesve të regjistruar në portal ka arritur në rreth 3.4 milionë, duke e bërë e-Albania një nga platformat më të përdorura në vend. Kjo shifër pasqyron jo vetëm shtrirjen e gjerë të platformës, por edhe besimin e qytetarëve tek shërbimet publike online, të cilat po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë procedurat tradicionale.
Një tjetër tregues i rëndësishëm është përdorimi i vulës elektronike, ku gjatë muajit nëntor janë lëshuar rreth 856 mijë dokumente të pajisura me vulë digjitale.
Në platformë janë aktive rreth 1,300 shërbime elektronike, të cilat janë përdorur afërsisht 2 milionë herë vetëm brenda një muaji, ndërsa pjesa tjetër, rreth 1,200 shërbime, kanë gjetur përdorim në platformë. Këto shifra flasin qartë për një transformim të thellë të mënyrës sesi qytetarët ndërveprojnë me administratën publike, duke kursyer kohë, energji dhe kosto financiare.
Zhvillimi i vazhdueshëm i e-Albania përforcon vizionin e një qeverisjeje moderne dhe të digjitalizuar, ku shërbimet publike janë më pranë qytetarit, më transparente dhe më efikase. Në këtë kuadër, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një prej vendeve në rajon me nivel të lartë digjitalizimi të administratës publike.
Durrësi, drejt një destinacioni bashkëkohor turistik - FSHZH, investim mbi 540 mln lekë për transformimin e vijës bregdetare
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e fazës së tretë të garës për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave multifunksionale, rrugë......
Inovacioni e digjitalizimi, rruga e bizneseve për BE - Ibrahimaj: Një program i dedikuar për sipërmarrjet që të transformohen
Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian. Me të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian tashmë të......
Pagat në ndërtim mbajnë kostot në rritje/ Në tremujorin e tretë çmimet në sektor u rritën me 1.4%
Duket se kostot e ndërtimit po lëvizin ngadalë këtë vit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e tretë të vitit 2025 ka arritur 114, duke marrë si......
Për herë të parë, një bankë digjitale hyn në Shqipëri - Tafa: 100% online, pa degë fizike. Siguria kibernetike dhe edukimi i qytetarëve, sfidë
Pas Ziraat, Banka e Shqipërisë i ka hapur rrugën një banke tjetër që të futet në treg. Banka Qendrore ka dhënë miratimin paraprak për licencimin për herë të......
Turqia zgjat kontratat e gazit me Rusinë - Plani përfshin blerjen e LNG-së amerikane për të diversifikuar burimet
Turqia zgjati me një vit dy kontratat e importit të gazit me Rusinë, që përbëjnë gjithsej 22 miliardë metra kub. Po ashtu, vendi po konsideron investime në......
Dogana shqiptare, gati për BE-në - Strategjia/ Ulen kosto për bizneset, reduktohet koha e zhdoganimit
Bizneset shqiptare do të përfitojnë nga unifikimi i procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian. Strategjia për Modernizimin dhe Harmonizimin e......
4 impiante të rinj për trajtimin e ujërave të ndotur - Projekti i ri i mbështetur nga Banka Botërore për mbrojtjen e bregdetit të jugut
Mbrojtja e bregdetit të jugut, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe përmbushja e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian janë në fokus të projektit të ri......
BE forcon strategjinë për mineralet e rralla - 3 miliardë euro për të zvogëluar varësinë nga Kina
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian njoftoi politika të reja që synojnë të koordinojnë blerjen dhe grumbullimin e lëndëve të para, si mineralet e rralla, që janë......





