“Pyjet, jashtë kontrollit” - KLSH: Agjencia s’bën dot inspektime, 18 akte nënligjore nuk janë miratuar ende

Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve nxjerr në pah keqmenaxhimin e sektorit për shkak të mungesës së akteve nënligjore, mbivendosjes së kompetencave, si dhe mangësi të theksuar në të dhëna që lidhen me fondit pyjor.
Sipas KLSH janë 18 VKM dhe udhëzime që nuk janë miratuar sikurdse është: udhëzimi për klasifikimin e pyjeve; për rastet e dhënies në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit të sipërfaqeve në volum nga fondi pyjor kombëtar; për kundërvajtjet administrative dhe inspektimin, etj.
Gjithashtu, nga audtimit rezultoi se Agjencia Kombëtare e Pyjeve është jashtë sistemit të inspektimit, kryesisht për shkak se nuk janë unifikuar me Inspektoratin Qendror praktikat e kontrollit dhe inspektimit në fondin pyjor kombëtar. Në lidhje me procesin inventarizimit të fondit pyjor konstatohet se inventari i fundit i përket vitit 2018 e për rrjedhojë rezulton se nuk ka nisur cikli i radhës 8 - vjeçar i riinventarizimit kombëtar të pyjeve, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Nga krahasimi i inventarëve 2003-2018, nga vëllimi total drunor, është hequr për 15 vjet një vëllim prej 32.9 mln m3 (përfshi materialin drusor te djegur nga zjarret ne pyll), pra 2.2 mln/m3/vit, ose dyfishin e mundësisë vjetore të shfrytëzimit. Ndërkohë që, Regjistri Kombëtar i Fondit Pyjor (RKFP) nuk është i plotë, pasi në këtë fond pyjor nuk janë të pasqyruara ato sipërfaqe pyjorë të cilat i kanë kaluar në pronësi Ministrisë së Turizmit dheMjedisit përgjatë vijës bregdetare Shkodër –Fier.
Paralelisht, pjesa më e madhe e bashkive nuk kanë miratuar planet e mbarështimit të pyjeve. KLSH ka dhënë edhe një sërë rekomandimesh, duke nisur që nga kërkesa për miratimin e akteve nënligjore e deri të bashkëpunimi me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe me Inspektoratin Qendror, për të marrë masa për unifikimin e praktikave të kontrollit dhe procesit të inspektimit në fondin pyjor.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Arabia Saudite: Jemi 'të hapur' ndaj tregtimit në monedha të tjera veç Dollarit amerikan - A është ky një dënim për monedhën e gjelbër? 3 arsye për të mos u shqetësuar!
Forumi Ekonomik Botëror 2023 i dha botës një vështrim të mirë në të ardhmen që elitat globale parashikojnë për të gjithë ne. Dhe kjo është shumë interesante.......

Si ndikuan çmimet stratosferike në arkën e shtetit? - Bilanci i vitit 2022, të ardhurat u rritën me 538 milionë euro, TVSH-ja zuri 48 %
Çmimet e larta të cilat rënduan në xhepat e qytetarëve shqiptarë përgjatë vitit 2022, janë përkthyer në më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Referuar......

Borxhi publik kalon pragun rekord 12 miliardë euro - Në dy vitet 2021-2022, Qeveria shtoi huamarrjen brenda e jashtë me 2 miliardë euro
Viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një nivel rekord borxhi publik, i cili për herë të parë ka kalur pragun prej 12 miliardë eurosh. Në dy vitet e......

Bonot e thesarit bien në 4%, i afrohen depozitave bankare - Frenohet mbireagimi ndaj normave të interesit, konkurrencë nga bankat me oferta mbi 3%
Interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar këtë javë trendin rënës, por në masë më të madhe këtë javë. Në ankandin e fundit bonot e thesarit me afat......

Pagat rriten pa përcaktuar minimumin jetik - Pse ngurrojnë qeveritë të përcaktojnë se sa shpenzon një familje shqiptare në një muaj?
Rritja e pagës minimale po shihet me sy kritik pasi sektori privat është i lirë të vendosë ekuilibrat midis ofertës dhe kërkesës për punë. Për ekspertin e......

Danimarka, Suedia dhe Gjermania: Po vazhdojnë hetimet për shpërthimin e Nord Stream!
Hetimet nga Danimarka, Gjermania dhe Suedia për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream nuk kanë përfunduar ende, thanë të tre vendet ndërsa Këshilli i......

Si rënia e kostove të gazit dhe rritja e çmimeve të karbonit po nxisin ndryshime në dinamikën e karburantit?!
Rënia e çmimeve të gazit gjatë javëve të fundit është shoqëruar me rritjen e kostove të qymyrit dhe karbonit për ta bërë prodhimin e energjisë europiane nga......

Turqia ‘gërmoi’ thellë në rezerva për të mbajtur lirën të qëndrueshme gjatë tërmetit!
Banka Qendrore e Turqisë përdori 7 miliardë dollarë rezerva në dy javët e fundit për të ndihmuar në mbajtjen e lirës pas tërmeteve shkatërruese dhe rezervat......