Shqipëria Postuar më 22 Shkurt 2023, 12:10

Pagat rriten pa përcaktuar minimumin jetik - Pse ngurrojnë qeveritë të përcaktojnë se sa shpenzon një familje shqiptare në një muaj?

Nga SCAN TV
Pagat rriten pa përcaktuar minimumin jetik - Pse ngurrojnë

Rritja e pagës minimale po shihet me sy kritik pasi sektori privat është i lirë të vendosë ekuilibrat midis ofertës dhe kërkesës për punë. Për ekspertin e ekonomisë Arbi Agalliu, gjithçka diskutohet vjen si pasojë e përdorimit politik.

“Nuk ka pse të vendosi me ligj rritjen e pagës minimale, të jetë kjo pagë apo të jetë ajo pagë. Kjo të shtyn të mendosh që rritja bëhet në funksion për rritjen e të ardhurave në buxhetin e shteti nëpërmjet kontributit tashmë që do t’i duhet të japi i gjithë sektori i punësimit. Adam Smith i madh thoshte tregu vetërregullohet. Nuk ka nevojë qeveria të ndërhyjë për të rregulluar tregun, konsumatori, punëmarrësi punëdhënësi e gjejnë vetë gjuhën e tyre. Ajo që qeveria duhet të bëj është të përcaktoj rregulla të njëjta për të gjithë jo një biznes të ketë favore se është klient i qeverisë dhe një biznes tjetër të paguajë dhe për klientin e qeverisë këtë duhet të bëj shteti”, shprehet ai.

Teksa në Shqipëri nuk është përcaktuar ende se sa është minimum jetik, qeveria bën rritje të herë pas herëshme të pagës minimale.  “Në Shqipëri fatkeqësisht nuk kemi të evidentuar sesa është minimum jetik. Përpara sesa ne të flasim për pagë minimale, do të duhet të dimë sa është minimum jetik. Nëse kryeministri del dhe thotë, nëse paga minimale  duhet të jetë 40 mijë lekë, si mundet të themi një pagë minimale kur ne nuk dimë se sa është minimum jetik. Sa para do duhen sot për të mbajtur frymën gjallë një individ, sa para duhet për një familje, sa para do duhet për një pensionist të marri për të mbajtur frymën gjallë”, thotë ai.

Agalliu tregon arsyet se pse qeveritë ngurojnë të masin minimumin jetik. “Kjo nuk bëhet për dy arsye, sëpari është një premtim electoral, që përdoret gjithmonë, dhe po u realizua patjetër që humbet, dhe së dyti ështe se nëse përcaktohet minimum jetik, paga minimale nuk do të jete më 400 mijë por do të jetë shumë më shumë”, thotë Agalliu.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat