Bota Postuar më 22 Shkurt 2023, 10:42

Putin, elitës së biznesit rus: Mos “lypni” në Perëndim! - Presidenti i Rusisë, apel kompanive për të investuar në vend

Nga SCAN TV
Putin, elitës së biznesit rus: Mos “lypni” në

Presidenti Vladimir Putin kritikoi ashpër elitën e biznesit në Rusi, duke iu kërkuar atyre që "lypnin" për para’ në Perëndim që të investonin në atdhe. Ai theksoi se përpjekja për të vrapuar me dorën e shtrirë, duke gërmuar, duke lypur para, ishte e kotë. Putin drejtuar elitës politike, ushtarake dhe të biznesit në vend, këshilloi që të të fillohen projekte të reja, të fitohen para dhe të investohet në Rusi. Vetëm në këtë mënyrë sipas tij, të pasurit mund të shumëfishojnë kapitalin e tyre dhe do të fitojnë mirënjohjen e njerëzve për brezat që do të vijnë.

Oligarkët rusë dhe njerëzit e biznesit janë në objektivin e sanksioneve gjithëpërfshirëse perëndimore si përgjigje ndaj dërgimit të dhjetëra mijëra trupave nga Moska në Ukrainë pothuajse një vit më parë, me prona dhe jahte midis aseteve të ngrira ose të sekuestruara. Putin tha se ngjarjet e fundit kanë treguar bindshëm se imazhi i Perëndimit si një strehë e sigurt, një strehë për kapitalin, është një fantazmë, një falsitet. Ai shtoi se asnjë qytetar i zakonshëm nuk ndjeu simpati për ata që humbën paratë në bankat e huaja ose u detyruan të hiqnin dorë nga jahtet dhe pallatet e tyre jashtë vendit.

Putin përshëndeti atë që ai tha se ishte një transformim strukturor i vonuar i ekonomisë ruse si rezultat i konfliktit në Ukrainë duke sqaruar se ishte e rrezikshme që firmat ruse të vareshin nga Perëndimi. Shërbimi federal i statistikave të Rusisë, Rosstat, vlerësoi rënien e PBB-së së vendit në vitin 2022 në 2.1%, ndërsa banka qendrore e vlerësoi atë në 2.5%. Sido që të jetë, këto vlerësime janë shumë larg nga frika e hershme e Moskës për një rënie dyshifrore pas hyrjes në fuqi të sanksioneve perëndimore.

Putini lavdëroi tkurrjen e kufizuar ekonomike të Rusisë vitin e kaluar si dëshmi e qëndrueshmërisë së vendit. Ai tha se po reagonte shpejt ndaj sfidave dhe po e vinte ekonominë në pozitën e duhur për të "zhbllokuar potencialin e madh të Rusisë". Fokusi në investimet e brendshme ishte një zhvendosje e brendshme, por Rusia po shikon gjithashtu për tregje të reja. Putin e përshkroi rajonin Azi-Paqësor si një nga tregjet e reja dhe premtuese globale.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat