Paundi dhe dollari, në rritje - Mbështeten nga përmirësimi i aktivitetit të biznesit gjatë shkurtit

Paundi dhe dollari amerikan kanë një tendencë në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të përmirësimit të aktivitetit të biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që kanë rritur pritshmëritë se bankat qendrore në këto vende do të vijojnë me politikën monetare shtrënguese. Aktiviteti i biznesit në SHBA regjistroi një rritje surprizë gjatë shkurtit, duke prekur nivelin më të lartë në 8 muajt e fundit.
Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, indeksi PMI për manifakturën dhe shërbimet u rrit në 53 pikë, për herë të parë që nga korriku i vitit 2022. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104, niveli më i lartë në 6 javët e fundit.
Në anët tjetër, euro po këmbehet në rreth 1.065 dollarë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka humbur terren dhe po këmbehet në rreth 24 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1640 dollarë.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Stellantis raporton fitime neto rekord prej 16.8 miliardë euro
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e......

Tregu valutor në të ‘gjelbër’ – Forcohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan Ka shënuar rritje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure pasi blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë në raport me......

Pengesat për vetëprodhimin e energjisë - Pëllumbi, biznesit: OSHEE mund të ketë interesa që s’ju lejon të instaloni më shumë se 0.5 MW
Grupet e interesit kanë rikthyer kërkesën për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar për vetëprodhimin e energjisë, duke theskuar që të paktën të......

Të licencuarit e energjisë s’paguajnë detyrimet - Enti Rregullator i Energjisë nis procedurat e heqjes së licencës për 14 subjekte
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për heqjen e licencave ndaj atyre subjekteve që nuk kanë likujduar pagesat rregullatore ndaj këtij......

Nxitje për qytetarët në fondet private të pensioneve - Çfarë parashikojnë ndryshimet ligjore që synojnë të rrisin interesin?
Skemat e pensioneve private ende nuk po arrin të depërtojnë mjaftueshëm tek qytetarët shqiptarë, pasi pjesëmarrja është e ulët. Gjatë prezantimit të......

Jeni po rifiton vendin e tij si opsioni më tërheqës për tregtarët!
Jeni po rifiton vendin e tij si opsioni më tërheqës për tregtarët e Carry trades (Strategjitë e tregtimit të tilla si tregtitë e kryera përfshijnë huamarrje me......

Transferim ndërkufitar parash në kohë reale - India dhe Singapori realizojnë pagesat e para jashtë shtetit mes celularit!
India dhe Singapori nisën të martën një lidhje në kohë reale për të lehtësuar transferimet ndërkufitare të parave midis dy vendeve, e para e tillë për kombin e......

Pse duhet të rritet paga minimale? - Jaka: Nuk mund të shfrytëzohet fuqia punëtore, të prekurit të ndihmohen
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është pro’ rritjes së pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari Nikolin......