Europa Postuar më 22 Shkurt 2023, 09:58

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Stellantis raporton fitime neto rekord prej 16.8 miliardë euro

Nga SCAN TV
Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Stellantis raporton fitime neto

Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.

Sektori minerar dhe ai bankar kryesojnë humbjet, në rënie me 1.3% dhe 0.7% respektivisht. Edhe në sesionin e kaluar, tregjet globale patën një tendencë në rënie, ndërsa Ëall Street realizoi ditën më të keqe për këtë vit, për shkak të shqetësimeve se Rezerva Federale do t’i mbajë normat e interesit të larta për një kohë të gjatë.

Përsa i përket korporatave, prodhuesi i automjeteve Stellantis, që u krijua nga shkrirja e Fiat me Peogeot, raportoi fitime neto rekord prej 16.8 miliardë euro, gjatë vitit 2022, në rritje me 26% krahasuar me vitin paraardhës.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat