Krizë për domate në Britani! - Qytetarët përballen me sasi të kufizuar perimesh në markete

Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht po përballen me mungesën e domateve. Furnizimi me disa fruta dhe perime, përfshirë domatet, në supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar është ndërprerë si pasojë e motit të keq në Europë dhe Afrikë. Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë – BRC – konfirmoi se të korrat ishin prekur nga "kushtet e vështira të motit".
Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi të shumta të rafteve bosh nëpër supermarkete. Burime brenda industrisë kanë pranuar se ka pasur sfida të përkohshme për furnizimin e rregullt. Mes pamjeve të publikuara e të shpërndara në mediat sociale, mungesa e domateve duket të jetë veçanërisht e rëndësishme.
Një pjesë e konsiderueshme e domateve që konsumohen gjatë muajve të dimrit janë rritur në Marok dhe në jug të Spanjës. Të dy rajonet kohët e fundit janë prekur së pari nga moti i ngrohtë - i cili ndikoi në rendimentet e të korrave - më pas nga një valë e të ftohti që nënkupton kohë më të gjatë rritjeje. Tragetet e anuluara nga Maroku për shkak të motit të keq kanë ndikuar gjithashtu në furnizime.
Sipas Konsorciumit Britanik të Shitjes me Pakicë, supermarketet ishin në gjendje të menaxhonin çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe po punonin me fermerët për të siguruar që klientët të kenë akses në një gamë të gjerë prodhimesh të freskëta.
Një pjesë e frutave dhe perimeve që Britania e Madhe importon gjatë dimrit vjen nga Holanda, ku ato rriten në sera të mëdha. Ndërsa është e qartë se bizneset që i prodhojnë ato janë prekur nga çmimet e larta të energjisë, nuk është e qartë nëse kjo ka pasur ndikim në furnizimet në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Britani konsumohen rreth 500 mijë ton domate të freskëta në vit: 160 gramë për person në javë. Nga e gjithë sasia e domateve që blihet dhe konsumohet në Britani, fermerët vendas prodhojnë 1/5 e saj – rreth 100 mijë ton.
Pjesa tjetër importohet kryesisht nga vende të tjera të botës - rreth 400 mijë ton. Në total, britanikët shpenzojnë 921 milionë paund për domate çdo vit. Nga kjo, rreth 190 milionë paund për domatet e rritura në vend.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Varfëria në një nga vendet më të pasura në botë!
Kuzhina e parë për të varfërit (Tafel) u hap në Berlin 30 vjet më parë ku të varfrit marrin ushqim, i cili ndryshe do të hidhej në mbeturina. Numri i atyre që......

Nafta zbret pranë 82 USD për fuçi - Rritja e interesave nga bankat qendrore mund të ngadalësojë kërkesën
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjera komente nga zyrtarët e Rezervës Federale, në lidhje me rritjen e......

Paundi dhe dollari, në rritje - Mbështeten nga përmirësimi i aktivitetit të biznesit gjatë shkurtit
Paundi dhe dollari amerikan kanë një tendencë në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të përmirësimit të aktivitetit të biznesit në Shtetet e Bashkuara......

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Stellantis raporton fitime neto rekord prej 16.8 miliardë euro
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e......

Tregu valutor në të ‘gjelbër’ – Forcohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan Ka shënuar rritje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure pasi blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 108.5 lekë në raport me......

Pengesat për vetëprodhimin e energjisë - Pëllumbi, biznesit: OSHEE mund të ketë interesa që s’ju lejon të instaloni më shumë se 0.5 MW
Grupet e interesit kanë rikthyer kërkesën për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar për vetëprodhimin e energjisë, duke theskuar që të paktën të......

Të licencuarit e energjisë s’paguajnë detyrimet - Enti Rregullator i Energjisë nis procedurat e heqjes së licencës për 14 subjekte
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për heqjen e licencave ndaj atyre subjekteve që nuk kanë likujduar pagesat rregullatore ndaj këtij......

Nxitje për qytetarët në fondet private të pensioneve - Çfarë parashikojnë ndryshimet ligjore që synojnë të rrisin interesin?
Skemat e pensioneve private ende nuk po arrin të depërtojnë mjaftueshëm tek qytetarët shqiptarë, pasi pjesëmarrja është e ulët. Gjatë prezantimit të......