Turqia “mbush” kasafortat me ar - Më shumë se 58 ton nga Zvicra në muajin janar

Importet e arit të Turqisë nga Zvicra u rritën në nivelet më të larta të njëmbëdhjetë viteve të fundit, pasi inflacioni aktual në vend rriti kërkesën për metalin e çmuar. Në veçanti, më shumë se 58 ton metal të çmuar u dërguan në Turqi muajin e kaluar, sipas doganave zvicerane, shifra më e lartë mujore që nga janari 2012. Shifra mbresëlënëse - që përfaqëson 42% të totalit të eksporteve të arit - vjen në një moment që inflacioni në vend është në 85%, megjithëse analistët vlerësojnë se norma reale e kalon 100%.
Qeveria e Turqisë aktualisht po ndërmerr hapa për të kufizuar disa importe të arit pas tërmeteve shkatërruese që shkaktuan më shumë se 47 mijë viktima. Bankave iu është kërkuar gjithashtu që të vendosin diferenca minimale për shitjet e arit për blerësit vendas në një përpjekje për të frenuar kërkesën. Blerjet e huaja të arit kanë qenë një nga problemet më të mëdha në financat e jashtme të Turqisë në muajt e fundit, duke rritur presionin mbi lirën - aktualisht në vështirësi.
Banka qendrore e vendit ishte blerësi më i madh mes institucioneve publike vitin e kaluar, duke shtuar 148 ton ar në rezervat e saj. Kërkesa për bizhuteri në vend u rrit me 32% në tremujorin e katërt të 2022 - shit. Pavarësisht rritjes së çmimeve të arit në tremujorin e katërt, inflacioni solli në plan të parë motivimin e investimeve. Turqia ka rritur ambiciet e saj për të prodhuar më shumë ar se mesatarja aktuale prej 35 ton në vit gjatë pesë viteve të fundit, u shpreh presidenti Erdogan javën e kaluar. Krahas naftës, ari është një nga artikujt më të importuar, sipas tij.
Ari është një mall shumë popullor për familjet turke dhe përdoret si një mbrojtje ndaj monedhës dhe presioneve inflacioniste.
Inflacioni i Turqisë u rrit deri në 85% vitin e kaluar, përpara se të binte në 64% në dhjetor, për shkak të lehtësimit të politikës monetare, e cila rezultoi në norma më të ulëta interesi pavarësisht rritjes së çmimeve. Gjithashtu, lira turke u zhvlerësua me gati 30% vitin e kaluar, ndërsa çmimi i arit është rritur me 40% në bazë vjetore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Na duhen të gjitha ngjyrat e hidrogjenit”! - Gjermania reagon për debatet në BE rreth energjisë bërthamore
“Kemi nevojë për të gjitha ngjyrat e hidrogjenit”, është kjo deklarata e ministrit gjerman të Financave, Christian Lindner, në një intervistë për agjencinë e......

FMN: Ekonomia e Ukrainës funksionon - Kievi kërkon 15 miliardë dollarë kredi për rimëkëmbjen
15 miliard dollarë është shuma që Ukraina kërkon të marrë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të rimëkëmbur ekonominë e saj, të gjunjëzuar nga pushtimi......

Rritja e punëtorëve të moshuar - Europianët po sfidojnë normat e pensionit dhe punojnë deri në 75 vjeç
Ndërsa sindikatat po mobilizohen në Francë për të mbrojtur pensionin në moshën 62 vjeç, në të gjithë Bashkimin Evropian, burrat dhe gratë po punojnë përtej......

Krizë për domate në Britani! - Qytetarët përballen me sasi të kufizuar perimesh në markete
Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht po përballen me mungesën e domateve. Furnizimi me disa fruta dhe perime, përfshirë domatet, në supermarketet......

Varfëria në një nga vendet më të pasura në botë!
Kuzhina e parë për të varfërit (Tafel) u hap në Berlin 30 vjet më parë ku të varfrit marrin ushqim, i cili ndryshe do të hidhej në mbeturina. Numri i atyre që......

Nafta zbret pranë 82 USD për fuçi - Rritja e interesave nga bankat qendrore mund të ngadalësojë kërkesën
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjera komente nga zyrtarët e Rezervës Federale, në lidhje me rritjen e......

Paundi dhe dollari, në rritje - Mbështeten nga përmirësimi i aktivitetit të biznesit gjatë shkurtit
Paundi dhe dollari amerikan kanë një tendencë në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të përmirësimit të aktivitetit të biznesit në Shtetet e Bashkuara......

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Stellantis raporton fitime neto rekord prej 16.8 miliardë euro
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e......