Bota Postuar më 22 Shkurt 2023, 10:36

FMN: Ekonomia e Ukrainës funksionon - Kievi kërkon 15 miliardë dollarë kredi për rimëkëmbjen

Nga SCAN TV
FMN: Ekonomia e Ukrainës funksionon - Kievi kërkon 15 miliardë

15 miliard dollarë është shuma që Ukraina kërkon të marrë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të rimëkëmbur ekonominë e saj, të gjunjëzuar nga pushtimi rus.

Pas një vizite në vend, drejtoresha e FMN, Kristalina Georgieva, shpjegoi se si qeveria ukrainase po vijon me politikat e saj fiskale dhe monetare, duke lënë vend dhe për pak optimizëm. Ajo u shpreh se aspekti më i rëndësishëm i vizitës në Ukrainë është se ekonomia funksionon dhe se populli ukrainas është i fortë. Një vit më parë është mbledhur më shumë se 36% i prodhimit të brendshëm bruto në taksa. Dhe për këdo që njeh dinamikat e një vendi të prekur nga një luftë, ky fakt është shumë befasues sipas saj.

Georgieva këmbënguli se inflacioni dhe korrupsioni nuk po e thyejnë dot Ukrainën, duke shtuar se vendi ka arritur të ruajë inflacionin në nivelin 25%. Një e dhënë e lartë gjithësesi, por shumë më pak se sa do të mund të ishte në mungesë të një politike të fortë monetare. Ashtu si dihet ka pasur dhe raste korrupsioni. Por ajo tha se kishte marrë premtimin se do të ketë një impenjim të qartë në luftën kundër korrupsionit.

Georgieva parashikon një rimëkëmbje graduale për këtë vit, pas një kontraktimi prej më shumë se 30% të ekonomisë ukrainase. Dhe komuniteti sipërmarrës i vendi po i përballon mirë pasojat e luftës. Presidentja e FMN-së u shpreh se sipërmarrësit shohin se si qeveria zgjidh me sukses problemet që regjistrohen. Për shembull, Rusia nisi të bombardonte infrastrukturat kritike dhe shumë shpejt u importuan gjeneratorë, duke u vendosur në mënyrë strategjike për të siguruar se vendi mund të funksionojë dhe se sipërmarrjet mund të punojnë.

Në të njëjtën mënyrë, Georgieva shpjegon se janë projektuar plane emergjence për të bërë të mundur që ndërprerja e furnizimit me energji në një vend të caktuar të mos ndikojë më në të gjithe ekonominë. Një situatë që u pa në muajt e parë të luftës.

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, për rindërtimin e Ukrainës do të duhen rreth 350 miliardë dollarë. Një sfidë për të cilën duhet menduar para se të përfundojë lufta. Fondi monetar ndërkombëtar sapo ka miratuar një marrëveshje për mbështetjen ndaj vendit, pa përmendur shifra e që duhet miratuar në mënyrë formale dhe nga bordi i saj.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat