Borxhi publik kalon pragun rekord 12 miliardë euro - Në dy vitet 2021-2022, Qeveria shtoi huamarrjen brenda e jashtë me 2 miliardë euro

Viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një nivel rekord borxhi publik, i cili për herë të parë ka kalur pragun prej 12 miliardë eurosh. Në dy vitet e fundit, Qeveria shqiptare ka shtuar borxhin publik me 2 miliardë euro, një tjetër vlerë rekord për sa i përket ritmeve të shtimit të tij. Nga rreth 9.8 miliardë euro në vitin 2020, borxhi publik ka kërcyer në mbi 12 miliardë euro në fund të vitit 2022.
Megjithatë, me shumë gjasa nga institucionet shqiptare do të dëgjojmë në vijim vlerat e borxhit publik në raport me produktin e brendshëm bruto. Kjo pasi rritja e të ardhurave buxhetore për shkak të inflacionit gjatë vitit të shkuar, ka bërë që borxhi public të bjerë ndjeshëm në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. I matur në këtë mënyrë, për herë të parë që prej vitit 2014 borxhi publik rezulton nën kuotën prej 70% në raport me Produktin e Brendshëm Bruto.
Sipas të dhënave zyrtare të sapopublikuara të Ministrisë së Financave, viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një borxh public në nivelin e 1.37 milonë lekëve, sa 66.9% e Produktit të brendshëm bruto. Rënia në 2022 është drastike në raport me një vit më parë, i cili u mbyll me një total borxhi publik sa 73,1% e produktit të Brendshëm Bruto. E thënë ndryshe, në raport me PBB, borxhi publik ka rënë me thuajse 6 pikë përqindje në një vit.
Raporti kaq i mirë i borxhit në raport me produktin e Brendshëm Bruto nuk i detyrohet vetëm shtimit të të ardhurave buxhetore të Qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve, por dhe nëncmimit të fortë të euro në raport me lekun, i cili solli lehtësim të kostove të shërbimit të borxhit të jashtëm.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Bonot e thesarit bien në 4%, i afrohen depozitave bankare - Frenohet mbireagimi ndaj normave të interesit, konkurrencë nga bankat me oferta mbi 3%
Interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar këtë javë trendin rënës, por në masë më të madhe këtë javë. Në ankandin e fundit bonot e thesarit me afat......

Pagat rriten pa përcaktuar minimumin jetik - Pse ngurrojnë qeveritë të përcaktojnë se sa shpenzon një familje shqiptare në një muaj?
Rritja e pagës minimale po shihet me sy kritik pasi sektori privat është i lirë të vendosë ekuilibrat midis ofertës dhe kërkesës për punë. Për ekspertin e......

Danimarka, Suedia dhe Gjermania: Po vazhdojnë hetimet për shpërthimin e Nord Stream!
Hetimet nga Danimarka, Gjermania dhe Suedia për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream nuk kanë përfunduar ende, thanë të tre vendet ndërsa Këshilli i......

Si rënia e kostove të gazit dhe rritja e çmimeve të karbonit po nxisin ndryshime në dinamikën e karburantit?!
Rënia e çmimeve të gazit gjatë javëve të fundit është shoqëruar me rritjen e kostove të qymyrit dhe karbonit për ta bërë prodhimin e energjisë europiane nga......

Turqia ‘gërmoi’ thellë në rezerva për të mbajtur lirën të qëndrueshme gjatë tërmetit!
Banka Qendrore e Turqisë përdori 7 miliardë dollarë rezerva në dy javët e fundit për të ndihmuar në mbajtjen e lirës pas tërmeteve shkatërruese dhe rezervat......

Shitjet e makinave elektrike në BE thyen rekorde në vitin 2022 - Cili vend në Europë është në krye?
Ndikimi zvarritës i pandemisë së koronavirusit i kombinuar me luftën në Ukrainë, rritjen e inflacionit dhe kostot e energjisë dhe karburantit e bëri vitin 2022......

Emetimet e metanit, IEA: Asnjë justifikim! - Kompanitë energjetike dështojnë në mbajtjen e premtimit
Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - industria e karburanteve fosile po dështon të trajtojë emetimet e metanit, pavarësisht......

Putin, elitës së biznesit rus: Mos “lypni” në Perëndim! - Presidenti i Rusisë, apel kompanive për të investuar në vend
Presidenti Vladimir Putin kritikoi ashpër elitën e biznesit në Rusi, duke iu kërkuar atyre që "lypnin" për para’ në Perëndim që të investonin në atdhe. Ai......