Bonot e thesarit bien në 4%, i afrohen depozitave bankare - Frenohet mbireagimi ndaj normave të interesit, konkurrencë nga bankat me oferta mbi 3%

Interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar këtë javë trendin rënës, por në masë më të madhe këtë javë. Në ankandin e fundit bonot e thesarit me afat maturimi 12 mujor u blenë me normën mesatare 4.09%, duke ulur edhe më tej përqindjet e fitimeve për qytetarët e investitorët e tjerë. Në këtë mënyrë, normat e kthimit të letrave me vlerë të qeverisë po i afrohen normave të depozitave të sistemit bankar, ku gjenden në treg paketa 12 mujore në vlerën 3%.
Duket se këtë vit, ky treg ka ndalur mbireagimin ndaj rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e bankës së Shqipërisë, duke reflektuar kështu zbutjen e faktorëve që sollën atë rritje aq të fortë gjatë fundit të vitit të shkuar. Faktorë që kryesisht kishin të bënin me pasiguritë e aktorëve të këtij tregu lidhur me ecurinë e inflacionit si dhe pritshmërive të larta për rritje të mëtejshme të normës bazë të interesave nga ana e Bankës së Shqipërisë. Por asnjë prej këtyre faktorëve nuk u materializua, gjë që duket se po normalizon normat e interesit të letrave me vlerë të Qeverisë.
Për vitin 2023, normat e interesave të letrave me vlerë po zbresin me shpejtësi në nivele shumë më të ulëta në raport me fundin e vitit 2022, kur ato u ngritën deri në 5.8%. Rënia nisi graduale në dhjetor, ndërkohë që u përshpejtua me nisjen e vitit 2023. Në ankandin e parë të këtij viti në 4 janar, ato u shitën me një normë mesatare prej 5.03% për të rënë me shpejtësi në ankandet e radhës.
Presionet rritëse ndaj bonove të thesarit duket se po zbehen edhe më tej, duke qenë se në lojë kanë hyrë edhe bankat.
Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, raportohen interesa deri në 3.5% për depozitat dy vjeçare. Po ashtu, të paktën 4 banka të nivelit të dytë propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj. Për depozitat me afat 1 vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%. Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat, duke u kthyer kështu në konkurrente të letrave me vlerë të qeverisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Pagat rriten pa përcaktuar minimumin jetik - Pse ngurrojnë qeveritë të përcaktojnë se sa shpenzon një familje shqiptare në një muaj?
Rritja e pagës minimale po shihet me sy kritik pasi sektori privat është i lirë të vendosë ekuilibrat midis ofertës dhe kërkesës për punë. Për ekspertin e......

Danimarka, Suedia dhe Gjermania: Po vazhdojnë hetimet për shpërthimin e Nord Stream!
Hetimet nga Danimarka, Gjermania dhe Suedia për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream nuk kanë përfunduar ende, thanë të tre vendet ndërsa Këshilli i......

Si rënia e kostove të gazit dhe rritja e çmimeve të karbonit po nxisin ndryshime në dinamikën e karburantit?!
Rënia e çmimeve të gazit gjatë javëve të fundit është shoqëruar me rritjen e kostove të qymyrit dhe karbonit për ta bërë prodhimin e energjisë europiane nga......

Turqia ‘gërmoi’ thellë në rezerva për të mbajtur lirën të qëndrueshme gjatë tërmetit!
Banka Qendrore e Turqisë përdori 7 miliardë dollarë rezerva në dy javët e fundit për të ndihmuar në mbajtjen e lirës pas tërmeteve shkatërruese dhe rezervat......

Shitjet e makinave elektrike në BE thyen rekorde në vitin 2022 - Cili vend në Europë është në krye?
Ndikimi zvarritës i pandemisë së koronavirusit i kombinuar me luftën në Ukrainë, rritjen e inflacionit dhe kostot e energjisë dhe karburantit e bëri vitin 2022......

Emetimet e metanit, IEA: Asnjë justifikim! - Kompanitë energjetike dështojnë në mbajtjen e premtimit
Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë – IEA - industria e karburanteve fosile po dështon të trajtojë emetimet e metanit, pavarësisht......

Putin, elitës së biznesit rus: Mos “lypni” në Perëndim! - Presidenti i Rusisë, apel kompanive për të investuar në vend
Presidenti Vladimir Putin kritikoi ashpër elitën e biznesit në Rusi, duke iu kërkuar atyre që "lypnin" për para’ në Perëndim që të investonin në atdhe. Ai......

Turqia “mbush” kasafortat me ar - Më shumë se 58 ton nga Zvicra në muajin janar
Importet e arit të Turqisë nga Zvicra u rritën në nivelet më të larta të njëmbëdhjetë viteve të fundit, pasi inflacioni aktual në vend rriti kërkesën për......